Janë mbyllur tre ndeshjet e mesditës së Serie A, të vlefshme për javën e 14-të.
Interi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Spalin në shtëpi, duke marrë kështu kreun e renditjes pas barazimit të Juventusit.
Dy golat e Lautaro Martinezit në minutat e 16’ dhe 41’, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme zikaltërve, të cilët tashmë e shohin veten në vendin e parë në klasifikim.
Për miqtë shënoi Valoti në minutën e 50’, i cili pasi dribloi disa mbrojtës shënoi një gol shumë të bukur.
Ndërkohë Milani fitoi në frymën e fundit, teksa mposhti me rezultatin 1-0 Parmën.
Një gol i Teo Hernandez në minutën e 89’, i dha një fitore shumë të rëndësishme kuqezinjve, të cilët tashmë e shohin veten në vendin e 11 me 17 pikë, ndërsa Parma renditet në vendin e 9 me 18 pikë.
Një fitore me shumë vlera ka marrë edhe Lazio, e cila mposhti në shtëpi Udinezen, me rezultatin 3-0.
Të kaltrit i shënuan të tre golat në pjesën e parë, dy herë me Imbobilen dhe një herë me Luis Alberton.