Mashtruan qytetaret me 430 mijë euro, prangosen

Prangosen Alfred dhe Ornela Alku, burrë e grua, kishin mashtruar me valutë deri në 430 mijë euro

Specialists për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar në Tiranë, kanë ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale të “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”.

Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e tyre u bë e mundur ndalimi i shtetasve: Alfred Alku, 36 vjeç dhe Ornela Alku, 32 vjeç, banues në Tiranë, burrë dhe grua. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi këta shtetas kanë qënë të shpallur në kërkim nga Seksioni i hetimit të krimit ekonomik dhe financiar, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin, iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash ( në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 773.400 lek – 450 euro – 100 dollar – 350 paund. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të tyre, për veprën penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 143/3 i Kodit Penal.