3 kulla gjigante tek ish-UET/ Pronar deputeti i PS Laert Duraj me paratë që zhvati si Drejtor tek Posta Shqiptare

Tre kulla gjigante me 292 apartamente banimi e 30 zyra do të ndërtohen në truallin e ish-UET.

Çdokujt që kalon në zonën e populluar i ka rënë në sy projekti gjigant i projektuar nga qeveria nën emrin e deputetit të PS Laert Duraj.

Universiteti në pronësi tashmë të vëllait të tij arkitekt Rudin Durajt me 51% të aksioneve, u zhvendos nga vendi historik tek ish-Porcelani, teksa trualli tek Bulevardi Gjergj Fishta do të kthehet në kulla për përfitim të ish-Drejtorit të Postës me lejen e Erion Veliajt dhe Edi Ramës dhe projeksion të vëllait të tij arkitekt.

Qeveria ka miratuar VKM nr. 699, datë 26.08.2015, me status “Kolegj Universitar 2 vjeçar”, ku 4210 m2 tek ish-Porcelani ku gjendet UET sot, ia ka dhënë në përdorim Durajt për 99 vite si motiv i nxitjes së arsimit profesional.

Laert Duraj do i ndërtojë 3 kullat me 22 kate me paratë që ka zhvatur ndër vite si Drejtor tek Posta Shqiptare, për të cilën nuk u vu kurrë nën hetim nga SPAK.

Raporti i përbashkët i SHISH dhe AntiKrimit Ekonomiko-Financiar i është dërguar Drejtorisë së Parandalim-Pastrimit të Parave dhe BSH i ka hequr licencën Postës Shqiptare.

Para të qarkulluara ilegalisht nëpërmjet Postës rezultojnë 300 MLN €.

Çdokujt që kalon në zonën e populluar i ka rënë në sy projekti gjigant i projektuar nga qeveria nën emrin e deputetit të PS Laert Duraj dhe ortakut të tij Orest Sota.

30-vjeçari cilësohet si një nga personat më të pasur në vend. Emri i tij u lakua pasi u kap me 800 Mijë Euro cash në makinë dhe dy patenta skafi të Saimir Tahirit, gjatë një kontrolli policor.

Sota është biznesmen dhe pronar i kompanisë së ndërtimit “Eco Construction & Partners”. Rikujtojmë se ai i bleu kompani e birrës vëllait dhe babait të Alqi Bllakos, “ALNED 91”, për vlerën 100 mijë lekë të vjetra.

Universiteti në pronësi tashmë të vëllait të tij arkitekt Rudin Durajt me 51% të aksioneve, u zhvendos nga vendi historik tek ish-Porcelani, teksa trualli tek Bulevardi Gjergj Fishta do të kthehet në kulla për përfitim të ish-Drejtorit të Postës me lejen e Erion Veliajt dhe Edi Ramës dhe projeksion të vëllait të tij arkitekt.

Qeveria ka miratuar VKM nr. 699, datë 26.08.2015, me status “Kolegj Universitar 2 vjeçar”, ku 4210 m2 tek ish-Porcelani ku gjendet UET sot, ia ka dhënë në përdorim Durajt për 99 vite si motiv i nxitjes së arsimit profesional.

Laert Duraj do i ndërtojë 3 kullat me 22 kate me paratë që ka zhvatur ndër vite si Drejtor tek Posta Shqiptare, për të cilën nuk u vu kurrë nën hetim nga SPAK.

Raporti i përbashkët i SHISH dhe AntiKrimit Ekonomiko-Financiar i është dërguar Drejtorisë së Parandalim-Pastrimit të Parave dhe BSH i ka hequr licencën Postës Shqiptare.

Para të qarkulluara ilegalisht nëpërmjet Postës rezultojnë 300 MLN €.

Publikuar nga Publik Media