Në 20 dhjetor të vitit 2018, Parlamenti miratoi një ligj të propozuar nga qeveria, i cili përpos të tjerave, parashikonte që shpalljen ‘Dëshmorë të Atdheut’ të katër të vrarëve të 21 Janarit.
Pika ‘ll’ e nenit 5 të ligjit parashikon që do shpallen ‘Dëshmor të Atdheut’ edhe shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Ky kriter plotësohet nga katër të vrarët në 21 Janar, pasi Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika nuk kishin armë dhe po protestonin paqësisht, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas datës 8 dhjetor 1990, afat i parashikuar në projektligj. Ligji u dekretua nga Presidenti Ilir Meta në datën 14 janar 2019, ndërsa botua në Fletoren Zyrtare një ditë më pas, pra në 15 janar 2019. Ligji hyri në fuqi në datën 30 janar 2019. Pas kësaj date, mund të nisnin procedurat për shpalljen dëshmorë ‘Dëshmorë të Atdheut’ të katër protestuesve të 21 Janarit.
Praktikisht Edi Rama mund ti kishte shpalluar 4 viktimat deshmore, qe ne 21 Janar te vitit 2020. Por fakti eshte se ai “21 Janar” nuk koincidonte me kete “21 Janarin” e sotme 3 muaj para zgjedhjeve te 25 Prillit. Andaj sot edhe njehere ne qajme 4 qytetare te pafajshem te cilet humben jeten per Edi Ramen kryeminister. Mesa duket gjaku i tyre i duhet lugatit te Surrelit edhe njehere here tjeter…
p.s…Ndërkaq, familjet e Dëshmorëve të Atdheut gëzojnë nderim e përkrahje të veçantë nga shteti. Ato përfitojnë shpërblim financiar mujor 7 mije lek ne muaj…