“Do ta vendosim në kohën e duhur të gjithë bashkë, por nuk shohim asnjë arsye pse të mos jetë”, – u shpreh kreu i qeverisë.
Në emisionin “Opinion”, Rama foli edhe për çështjen e lobimit të PD me para ruse. Rama kujtoi dhe deklaratën e kryedemokratit Sali Berisha se “Basha ka marrë provat nga PD” duke këmbëngulur se prokuroria duhet ta hetojë çështjen pasi provat ekzistojnë ende.
“Kjo çështje është kthyer në skenën politike jo për të bërë transparencë, por për tu përdorur si gur i radhës për t’u vrarë mes tyre. Njerëzit që i vunë gjoksin në atë kohë Bashës, sot flasin për kompjuterë të zhdukur. Çështjen e investigon prokuroria. Provat janë aty dhe çështja është aty. Sot është dita për t’i kërkuar ndjesë, Ballës, Spiropalit dhe Braçes”, – tha Rama.
Rama është shprehur i bindur se PD ka përdorur fonde ruse për lobim në vitin 2017.
“Këtë nuk e thotë më një media, por e thotë një raport i shërbimeve amerikane. E para SHBA nuk funksion kështu. Kërkon informacione dhe të japin informacione kur ai është i klasifikuar. Ato kanë qenë fakte të nxjerra në media nga gazetarë investigativë të huaj që nuk janë kontestuar nga asnjë gjykatë. Këto fakte gjenden dhe në raportin e shërbimit sekret.
Janë para ruse, është financim rus. Përjashto karafilat, gargarelat dhe horrat e mbledhur në atë parti politike që nuk kanë as fe e as atdhe, ata që kanë marrë para ruse dhe kanë thënë që është shpifje e Ramës dhe Sororsit”, – tha Rama.
Megjithatë sipas tij për ta komunikuar zyrtarisht këtë version duhen prova. Kreu i qeverisë theksoi se kjo ngjarje është dhe një nga arsyet përse rezultatit i punës së Gledis Nano u bë edhe më i dobët.
Rama flet për Ervis Martinajn: Policia ka një version për zhdukjen

“Këtë e theksova në fjalimin para trupës drejtuese të Policisë së Shtetit. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore mes atyre që përmenda. Ne e pamë të udhës që t’i kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të bëjë një hap mbrapa.
Është e pabesueshme që të jetojmë në një Big Brother të kronikës së zezë dhe me spekulantë që hedhin lloj-lloj versionesh. Ndërkohë mediat udhëheqin këtë telenovelë për aq kohë sa policia nuk ka versionin zyrtar.
A ka policia informacion? Këtë do e shikojmë. A kam unë një version? Unë jam vazhdimisht i informuar nga Policia e Shtetit. Problemi është që policia duhet të ketë version të bazuar në prova.
Policia ka shumë më tepër se të tjerët, por kur bën një deklaratë zyrtare duhet të ketë prova. Uroj ta ketë versionin sa më shpejtë”– tha Rama në Opinion.