PUBLIK.live
  • LAJME
    • Sport
  • PUBLIK TV
    Shqipëria përmbytet, gjysma e qeverisë ha mishin e Nusretit

    VIDEO/ 15 të mitur në qeli

    VIDEO/ 15 të mitur në qeli

    “Vend i varfër, rini që ikën, qeveri autoritarise… ta shpëtojmë Shqipërinë

    Kush e mban peng Gjykatën Kushtetuese?

    Kush e mban peng Gjykatën Kushtetuese?

    VIDEO/Elena Pici u emërua  Sekretare e  Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme

  • OP-ED
    NËSE KAMPION qenka DVORANI, MJERË shqiptarët e vaj VATANI!

    ANALIZA/ Andi Bushati: Ilir Meta nuk ka pse fshihet, duhet të dalë hapur në fushatë

    Xhaxhi Edi, tallu me kabinetin tënd qeveritar  por unë maskën nuk e vë

    Artan Fuga: Pushteti politik s’duhet të marrë rolin e Zotit! Pse nuk ka asnjë të drejtë të shpërndarjë të drejtën për jetën me tollona si…

    ANALIZA/ “Pse vaksina e “personaliteteve” nuk i fsheh dot mbi 5 mijë të vdekurit”  F

    Po ta kishe nënën gjallë do vaksinoje Tinka Kurtin të parën?

    Pushteti buron nga vota, jo nga Luli

    Pushteti buron nga vota, jo nga Luli

  • STATUS PUBLIK
    NJË SPITAL ELEKTORAL

    NJË SPITAL ELEKTORAL

    29 vjeçari u hodh nga ‘Shefqet Ndroqi’, Artan Hoxha akuza TË FORTA: Celulari iu hap në spital

    Faleminderit Amerikë për kampionin Dvoran,  të lutem na na e bëj  president

    Veliaj shkrim për Mero  Bazen : Gjobaxhi, manipulues djallëzor, spiun i rëndomtë…

  • RAJONI & BOTA
    Çfarë pritet nga administrata e re Biden? Matthew Palmer: Nëse mund të ketë normalizim dhe ripajtim Serbi-Kosovë…

    FOTO/ Maqedonia e Veriut merr nga Serbia dërgesën e dytë me vaksina anti-Covid! Ja me se transportohen

    Vaksina me një dozë e Johnson & Johnson është shumë efikase në parandalimin e Covid-19

    Operacionet në Ministri dhe disa Komuna në Kosovë, Kryeprokurori jep detaje: Arrestuam 12 zyrtarë, shpërdoronin fondet dhe merrnin rryshfet

    Parlamenti Evropian miraton raportin/ Thirrje 5 shteteve të BE-së: Njihni pavarësinë e Kosovës!

    Pas arrestimeve në Ministrinë e Bujqësisë, nisin shoqërimet edhe në disa komuna

  • OUR STORY
    Flori Mumajesi  humb njeriun më të SHTRENJTË

    VIDEO: ‘Tiger Woods është me fat që është gjallë

    Tayna rikthen Flori Mumajesin me zë e figurë në këngën për dashurinë pas ndarjes

    Pas ndarjes nga Jonida Maliqi, Romeo Veshaj në një lidhje me vajzën e ministrit

    I infektuar me Covid-19, përkeqësohet gjendja e Ardit Gjebreas

    “Çdo ditë je shembull për mua”/ Bashkëshortja e Lulzim Bashës publikon foton dhe bën dedikimin e veçantë për Shën Valentin

  • ME SHUME
    • HI-TECH
No Result
View All Result

Home Kryesore

A mund të besojmë në zgjedhje kur s’ka llogaridhënie?

Përvoja na kujton një të vërtetë të rëndësishme, që qeveria e përgjegjshme nuk vjen vetëm përmes zgjedhjeve. Ajo vjen së pari përmes respektit të ligjit, përmes shpirtit publik dhe përmes një kulture rrëfimi e pendimi”, shprehet filozofi dhe esteti politik Roger Scruton, teksa gjykon lidhur me qeverisjet e fillimshekullit 21, sidomos në vendet postkomuniste.

PUBLIK.live by PUBLIK.live
15:28 - 23 January, 2021
in Kryesore, Lajme, Publikisht(OP-ED), Statusi Publik
0
A mund të besojmë në zgjedhje kur s’ka llogaridhënie?
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

AGIM BAÇI

Por çfarë po ndodh realisht me Shqipërinë? A duhet të besojnë qytetarët se zbatohet ligji në Shqipëri dhe se qeveria është inkurajuese që qytetarët të fitojnë të drejtën e tyre? A funksionon në Shqipëri shpirti publik dhe rrëfimi e pendimi?

Trashëgimia e kulturës komuniste la pas në Shqipëri një kulturë të qartë bindjeje dhe sjelljeje asociale, dehumane, ku tjetri shihej si kundërshtar.

Kjo kulturë duket se u shfrytëzua nga politika, edhe pas rënies së komunizmit për të shmangur shpirtin publik në debatin mbi të përbashkëtën, për të shmangur atë shpirt publik që e shikon shoqërinë si një sferë të rëndësishme ku duhet kërkuar dialogu dhe ngritja e urave të marrëveshjes me fqinjin, kolegun, e pa dyshim edhe kundërshtarin.

Shumica e udhëheqësve të derisotëm, të edukuar në komunizëm apo të ardhur nga ai oborr, bënë gjithçka brenda të njëjtit model dehuman e asocial, duke shmangur kështu jo vetëm zbatimin e ligjit, por sidomos rrëfimin dhe pendimin për atë që u bë keq, që nuk u arrit të zbatohej, edhe ajo që nuk kanë mundur të bëjnë mund të ketë qenë premtimi, mbi të cilin kanë marrë votat për të udhëhequr.

Ndoshta, pakkush e ka besuar se ajo kulturë do të kishte aq shumë adhurues edhe pas shumë vitesh nga rënia e diktaturës. Janë adhurues, të cilët, për shkak të frikës nga liria, nga përgjegjësia individuale në liri, i mbetën përgjithësisht besnik modelit të vjetër nën diktaturë, ku preferohet që dikush tjetër të na drejtojë jetën tonë, edhe kur nuk ka asnjë sens llogaridhënie nga ata që kanë marrë votën.

P.sh., Kryeministri Rama, në vend që të lejojë hetimin për vartësit e tij apo për vendimet që merr me votat e kabinetit të tij apo të Kuvendit, zgjedh të sulmojë këdo që mendon ndryshe, duke zbehur kështu edhe mrekullinë e demokracisë, që qëndron pikërisht tek ekzistenca e mendimit ndryshe, që e ka fuqinë te ruajtja e njeriut që guxon të mos përshtatet për mbijetesë me turmën, por që arrin të thotë me zë të lartë atë që beson se është e drejtë për lirinë dhe dinjitetin e tij.

Po ashtu, z. Rama ka preferuar prej shumë kohësh që në publik të komunikojë vetëm me “të vërtetat e ERTV-së” dhe ku askush nuk ka akses të nxjerrë ndonjë version tjetër, veç atij që i pëlqen shefit të qeverisë.

Edhe nëse ka investigime me argumente nga media, si në rastin e investigimit nga BIRN për mosjustifikimin e pasurive të ministrave apo për tenderët në kohë pandemie, ku përfshihet edhe blerja e vaksinave, sërish Kryeministri jo vetëm që nuk rrëfeu, por edhe sulmoi ata, të cilët guxuan të ngrenë pyetje lidhur këto hetime.

Një lloj i tillë politikani nuk premton asnjë shans për pendim ndaj asaj që bën keq pasi, zakonisht, një politikan që nuk zbaton ligjin dhe që nuk pendohet për veprimet e tij, funksionon me konceptin e “pronarit kombëtar” dhe ndihet padron i jetës së atyre që e kanë votuar dhe jo shërbëtor i tyre.

Pra, a mund t’i besojmë ne zgjedhjet pa një proces të paraprirë nga besimi dhe llogaridhënie nga qeveria? Kjo është tejet e vështirë, pasi mungesa e llogaridhënies është së pari një mohim i asaj që duhet të besojmë për nesër, është mohim i ndjenjës së përgjegjësisë për atë që duhet t’u lëmë brezave.

Politikani dhe filozofi irlandez Edomnd Burk, e shihte shoqërinë si asosacion mes të vdekurit, të gjallit dhe të palindurit – pra, një vijim i domosdoshëm i asaj që kemi trashëguar me atë që na duhet të trashëgojmë.

Por politika e pasvitit ’90, e sidomos modeli i qeverisjes nga z. Rama, duket se funksionon vetëm për tanishmërinë, sikur Shqipëria të jetë vetëm e sotmja dhe vetëm e qeverisë aktuale. Marrëdhëniet mes së shkuarës dhe të palindurit mbahen në përgjithësi nga besimi dhe dashuria- dy ndjesi, të cilat kanë ardhur duke u zhdukur, sidomos në një komunikim ku Kryeministri e sheh sferën publike si një sferë dëfrimi, duke vepruar me bindjen se qytetarët e thjeshtë shqiptarë janë disa qenie që meritojnë të tallen e neveriten prej tij, pasi janë qenie pa dinjitet dhe se i shërbejnë atij thjesht për të krijuar autokracinë e shumicës, që në fund nuk ka asnjë qëllim që të japë ndonjë llogari, por vetëm të tallet.

Kushdo mund ta konstatojë lehtësisht se si z. Rama nuk jep asnjë llogari mbi përgjegjësitë e qeverisë së tij lidhur me bllokimin e negociatave dhe festat e tij në Tiranë, duke mos marrë parasysh se kushtet vetëm na janë shtuar, pasi nuk kemi arritur të hetojmë vjedhjen e hapur të zgjedhjeve.

Rama nuk jep llogari as për arkat e qeverisë që boshatisen nga humbjet e gjyqeve në arbitrazh për shkak të tekave të tij. Kjo humbje e llogaridhënies dhe e rrëfimit, dhe kalimi i ligjeve nga tutkun-deputetët që votojnë edhe symbyllazi për marrëveshje që nuk i kanë parë, si në rastin e marrëveshjes për vaksinën, tregojnë se zgjedhjet janë nën një kërcënim serioz për manipulim.

Këtë e ka treguar z. Rama kur nuk ka asnjë hezitim t’u drejtohet shqiptarëve me të njëjtat premtime të tetë viteve më parë, edhe kur i publikohet mosmbajtja e premtimeve, pasi ai beson se propaganda dhe të emëruarit e tij si biznesmenë do të kërkojnë t‘i trajtojnë shqiptarët si “klientët e ditës së votimeve”.

Për z. Rama, ditëvotimet shihen si shprehje e dashurisë ndaj tij dhe jo si dita kur qeveria duhet të gjykohet për atë që ka premtuar. Me shumë siguri, z. Rama ka nisur të besojë se paratë e taksapaguesve janë të tijat, janë për plotësimin e dëshirave të tij dhe se tashmë për të nuk duhet të ketë kërkesë llogarie. Aq më pak që ai të rrëfejë dhe pendohet për atë që gaboi.

Previous Post

Vasili për SPAK: Nuk ka nevojë t'i kërkojë provat larg, megjithatë ka zgjedhur të mos veprojë

Next Post

Veliaj do të padisë Grida Dumën për shpifje, reagon PD: Nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor, askush nuk mund të na e mbyllë gojën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

POPULAR NEWS

  • Dritëhijet e një oferte kryeministrore “over dozë” për spiunllëk studentor!

    Tërmeti 10 ballësh per të cilin nuk iu flet askush!

    1327 shares
    Share 1327 Tweet 0
  • Stresi kërcënon Ramën : Shkarko Ardi Veliun ose do të xjerr g*jorset me Alketa Vejsiun dhe femrat e pushtetit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E quajti ku*vë, moderatorja i përgjigjet ‘dhëmb për dhëmbë’ Stresit: Meqë s’të llogariti kërkush…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhuna në protestë, Stresi lëshon gojën ndaj moderatores: S’ke lënë k… pa thy dhe del një k*rvë si ti dhe…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • A është Samir Mane modeli i duhur për tu promovuar në shoqërinë tonë?!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Na Ndiqni Ne Facebook

PUBLIK.live

Rreth Nesh

Publik.live është dritarja nga ku mund të informoheni në çdo moment drejtë dhe pa censurë!

© 2019 Publik.live - Te Drejtat E Rezervuara