Aksident me pasojë vdekjen në aksin Lezhë-Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në rrugën Lezhë-Shkodër, në dalje të qytetit të Lezhës.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Publikuar nga Publik Media