Alma Beqiri, agjentja e shërbimeve postare private “Adex”, u arrestua pak ditë më parë për mashtrim dhe sot doli para gjykatës. Ajo akuzohet se ka përfituar 3 milionë euro duke mashtruar bizneset që bashkëpunonin me postën. Në fjalën e saj para trupës gjykuese, Beqiri ka deklaruar se historia është stisur nga kompania postare. Ajo gjithashtu ka vënë në dukje se është debitorë ndaj kompanisë me 200 mijë euro, jo 3 milionë euro siç pretendohet.
Jam debitore vetëm për 200 mijë euro kundrejt postës, ndërsa pjesa tjetër është farsë e ngritur nga subjekti” , tha Beqiri.
Alma Beqiri ishte menaxhere e postës private në Korçë dhe e gjithë vlera e përvetësuar monetare është mbledhur në rreth 2 vite. Policia po heton persona të tjerë të lidhur me të, bëhet fjalë për punonjës të tjerë brenda postës dhe familjar të te arrestuarës, që dyshohet se kanë bashkëpunuar për përvetësimin dhe fshehjen e parave të përfituara.