Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjici shkruan se kryefjala e këtij takimi ishte qarku i Kukësit, si dhe mbështetja madhore që do të kenë nga Ambasada Britanike.
Postimi i plotë:
👉Bashkë me kryetarët e bashkive #Has #Tropojë mirëpritëm sot në bashkinë Kukës, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri z. Alastair King-Smith. 🇦🇱🤝🇬🇧
👉Kënaqësi që në këtë takim bashkëbiseduam për shumë projekte me tematika të rëndësishme që kryefjala ishte pa diskutim qarku i #Kukësit, si dhe mbështetja madhore që do të kemi nga Ambasada Britanike.
Bashkëpunime të mira na presin në vijim. 🤝
Të gjithë bashkë për Kukësin që duam! ❤️
