PUBLIK.live
  • LAJME
    • Sport
  • PUBLIK TV
    Erdogan shfaqet në publik në gjendje jo të mirë shëndetësore, me vështirësi zbret shkallët

    Shqipëria përmbytet, gjysma e qeverisë ha mishin e Nusretit

    VIDEO/ 15 të mitur në qeli

    VIDEO/ 15 të mitur në qeli

    “Vend i varfër, rini që ikën, qeveri autoritarise… ta shpëtojmë Shqipërinë

    Kush e mban peng Gjykatën Kushtetuese?

    Kush e mban peng Gjykatën Kushtetuese?

  • OP-ED
    Fajin e kishte  Brryli !

    Fajin e kishte  Brryli !

    Mbushja e autobusëve në kohë Covidi, Rakacolli: Nuk të detyron njeri të hipësh në urban kur është plot

    Komitetit të Ekspertëve: Nesër, pendimi juaj nuk do të ketë asnjë vlerë

    “Shteti-baba” dhe porno-sondazhet

    “Shteti-baba” dhe porno-sondazhet

    Mjekësia e familjes si gjithçka tjetër e tij: Shkëlqim nga jashtë, kalbur nga brenda!

    NËSE KAMPION qenka DVORANI, MJERË shqiptarët e vaj VATANI!

    ANALIZA/ Andi Bushati: Ilir Meta nuk ka pse fshihet, duhet të dalë hapur në fushatë

  • STATUS PUBLIK
    SHTRËNGOJI RRIPIN POPULLIT!

    SHTRËNGOJI RRIPIN POPULLIT!

    Fajin e kishte  Brryli !

    Fajin e kishte  Brryli !

    COVID-19 në Kosovë, rritet ndjeshëm numri i infektimeve, regjistrohen tre të vdekur

    Situata në kolaps, në spitale nuk ka vende, rriten vdekjet

  • RAJONI & BOTA
    Donald Trump mban fjalimin e parë pas humbjes përballë Joe Biden: Rrugëtimi jonë nuk ka përfunduar

    Gruaja heq të brendshmet në mes të supermarketit dhe i përdor si maskë

    Gjashtë mënyrat se si pandemia e COVID-19 mund të diktojë të ardhmen e njerëzimit

    Zhvilluesi i vaksinës së parë COVID, Ugur Sahin tregon se kur pritet normaliteti

    Stuhia e madhe e dëborës me viktima e shkatërrime, Joe Biden mbërrin në Teksas për të parë nga afër dëmet

  • OUR STORY
    Aurela Gaçe hap zemrën : Mbeta 15 milionë lekë borxh mezi i lava duke…

    Shkrimtarja Mira Meksi në luftë me sëmundjen e rëndë  covid-19

    Flori Mumajesi  humb njeriun më të SHTRENJTË

    VIDEO: ‘Tiger Woods është me fat që është gjallë

    Tayna rikthen Flori Mumajesin me zë e figurë në këngën për dashurinë pas ndarjes

    Pas ndarjes nga Jonida Maliqi, Romeo Veshaj në një lidhje me vajzën e ministrit

  • ME SHUME
    • HI-TECH
No Result
View All Result

Home Fotogalleri

ANALIZA/ “Pse vaksina e “personaliteteve” nuk i fsheh dot mbi 5 mijë të vdekurit” F

Redi Gjuzi

PUBLIK.live by PUBLIK.live
10:51 - 20 February, 2021
in Fotogalleri, Kryesore, Lajme, Politike, Publikisht(OP-ED), Statusi Publik
0
ANALIZA/ “Pse vaksina e “personaliteteve” nuk i fsheh dot mbi 5 mijë të vdekurit”  F
0
SHARES
499
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po përjeton një dramë të fortë humanitare për shkak të pandemisë. Spitalet e vendit, shtetërore dhe ato private, janë plot me të infektuar dhe mjekët, si rrallëherë, dalin publikisht për të pohuar ezaurimin e vendeve.

Në veri, qytetarët po zgjedhin Prishtinën dhe Prizrenin për t’u kuruar. Në jug, drejtori i spitalit të Janinës tregon se më shumë se gjysma e pacientëve janë nga Shqipëria.

Qartësisht, pandemia është jashtë kontrollit! Kush nuk e beson “Zërin e Amerikës”, agjencinë BIRN apo deklaratat e mjekëve në Janinë, ka probleme të forta arsyetimi. Shqipëria, krahas pandemisë, ka edhe zgjedhje. Dhe këto të fundit, ku pasqyrohet mundësia për vazhdimësinë e pushtetit, e kanë çorientuar qeverinë.

Sjellja e Kryeministrit, pas të cilit fshihen përgjegjësit realë të shëndetësisë, nuk ka asnjë lidhje me kurimin e sëmundjes. Në të kundërtën, propaganda, arroganca, mohimi dhe paaftësia, po e bën Shqipërinë vendin me pasojat më të mëdha të Covid. Në vend që qeveria të gjejë mundësinë për zgjerimin e kapaciteteve fizike dhe humane për kurimin e sëmundjes, ajo merret me fshehjen e pasojave të Covid.

Janë gati mbi 5 mijë të vdekur shtesë që nga fillimi i pandemisë deri në janar 2021. Qeveria detyroi INSTAT që t’i vonojë statistikat me të paktën 6 ditë, a thua se mbi 5 mijë të vdekurit do rilindin me propagandë.

Kur dalin dokumentet që numri i të vdekurve në spitale është trefish më i madh, qeveria thotë se po bëhet politikë me vdekjen. Nuk shqetësohet se përse po rriten të vdekurit, por mbi statistika të vetëkrijuara shpik legjenda, sipas së cilave Shqipëria është kampione për numrin e ulët të të vdekurve nga Covid.

Sot është botërisht në garë për “kampione” të vdekjeve. Qeveria nuk kërkon të dijë se përse në spitalet tona numri i fataliteteve në terapi intensive është shumë i lartë, thjesht nuk i raporton ato. Qeveria e di që rreth 99 për qind e të sëmurëve që shkojnë në intubim nuk ia dalin, por as që merret të shikojë mundësinë e zgjidhjes së këtij problemi. Këto janë vdekje që shkaktohen jo prej mjekëve, por për shkak të pamundësisë së kujdesit të vazhdueshëm në spital.

Afër me Spitalin Infektiv është ai i Zemrës, ku gati 100 për qind e të intubuarve ia dalin të jetojnë. Drejtori i spitalit ku sanitarja të vjedh dhe infermierët të marrin jetën nga moskujdesja, tregon se në mes të pandemisë s’ka skaner. Kryeministri nuk kërkon zgjidhje dhe përgjegjësi, por mohon të pamohueshmen, përgënjeshtron drejtorin.

Nëse qytetarët ankohen se kanë probleme me ushqimet që u çojnë pacientëve, qeveria e asgjëson problemin: “Nuk ka më ushqime nga jashtë!”.

Dhe, si rrjedhojë, s’ka më problem. Por, duket se pandemia nuk po e përfill këtë logjikë mediokrish. Sa më shumë qeveria mohon problemet, aq më të mëdha bëhen ato. Dhe në këtë rast, si në mars të 2020, kur në rrugë dolën tanket për të vrarë virusin, thirret në lojë Policia.

Reagimi ndaj motrave që akuzuan spitalin për vdekjen e babait të tyre ishte qartësisht një apel: Mos guxoni të ankoheni! Policia, në vend që të hapte hetim për vdekjen e babait të vajzave, hapi hetim për denoncueset.

Kjo është rilindje e metodave më të ndyra që ka jetuar ky vend, por sërish nuk i mbulon dot mijëra të vdekurit e fshehur. Edhe po t’i arrestonin vajzat e dëshpëruara dhe të bënin zv.ministre doktoreshën që i vdiq pacienti, sërish dështimi me pandeminë nuk mbulohet.

Pjesa tjetër e propagandës është krijimi i një mesazhi të madh, optimist. Duke qenë se qeveria është krejt e paaftë, e militarizuar dhe tërësisht servile për të korrigjuar hapat e dështuar ndaj pandemisë, ajo prodhon çudira. Vetë qeveria e miraton planin kombëtar të vaksinimit dhe po ajo e shkel atë më të dyja këmbët.

Ndërkohë që Rama shpiku vaksinën e “personaliteteve”, asnjë nga anëtarët e komitetit teknik nuk e ndaloi apo ta korrigjonte. Edhe pse këta anëtarë e kanë qartësuar në dokument se pa u vaksinuar të paktën 3500 mjekët e infermierët e vijës së parë, nuk mund të shpenzohet asnjë vaksinë.

Vaksina e “personaliteteve” është një krijim monstruoz, që, të paktën, për shkak të pozicionit dhe diplomës që mban, duhet ta ndalojë Mira Rakacolli. Radha e vaksinimit vendos në vijë të parë mjekët, sepse ata i duhen më shumë shoqërisë tani, janë ata që shpëtojnë jetë.

Çdokush që shpenzon një vaksinë, qoftë edhe Kryeministër, pa u vaksinuar të paktën këta mjekë, ka vrarë një prej bluzave të bardha. Ndoshta, asnjë prej tyre nuk do të vdesë për 21 ditët e vaksinimit të “personalitetit”, por ai që nxjerr shpatullën para kamerës së ERTV pa radhë, e ka dënuar njërin prej tyre me vdekje.

Ndaj, vaksina e propagandës, e fshehjes së gjendjes së pandemisë, nuk ka lidhje me dikë me personalitet. Kush nuk pret radhën e vaksinimit, por nxiton të shkojë te stadiumi, do depersonalizohet.

Ta dinë që Rama do shpikë dhe dhjetëra kategori vaksinash për të fshehur spitalet plot dhe mbi 5 mijë vdekjet shtesë. Nëse shkoni te Stadiumi me Kullë, pa radhë, edhe ju po ecni mbi këta të vdekur!/ Panorama

Previous Post

Ky është mjeku që u dhunua në Tiranë, 24-vjeçari e goditi se nuk i shërbeu të afërmit me Covid-19

Next Post

20 shkurti është festa jonë e çlirimit shpirtëror nga damka e turpshme e diktaturës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

POPULAR NEWS

  • Dritëhijet e një oferte kryeministrore “over dozë” për spiunllëk studentor!

    Tërmeti 10 ballësh per të cilin nuk iu flet askush!

    1327 shares
    Share 1327 Tweet 0
  • Stresi kërcënon Ramën : Shkarko Ardi Veliun ose do të xjerr g*jorset me Alketa Vejsiun dhe femrat e pushtetit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E quajti ku*vë, moderatorja i përgjigjet ‘dhëmb për dhëmbë’ Stresit: Meqë s’të llogariti kërkush…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhuna në protestë, Stresi lëshon gojën ndaj moderatores: S’ke lënë k… pa thy dhe del një k*rvë si ti dhe…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • A është Samir Mane modeli i duhur për tu promovuar në shoqërinë tonë?!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Na Ndiqni Ne Facebook

PUBLIK.live

Rreth Nesh

Publik.live është dritarja nga ku mund të informoheni në çdo moment drejtë dhe pa censurë!

© 2019 Publik.live - Te Drejtat E Rezervuara