Hashim Xhixha, një punonjës i policisë, është arrestuar nga agjentët e Agjencisë për Mbrojtjen e Policisë (AMP), pasi janë krijuar dyshime për aktivitet të mundshëm kriminal në lidhje me të.
Indicet e para ishin rezultat i sekuestrimit të dy celularëve të Xhixhës, ku numrat e huaj nga Anglia u vunë re. Në një nga telefonat, veçanërisht në një iPhone 11, u zbuluan biseda në aplikacionin “SIGNAL” me numra të huaj, ku diskutohej për para të paligjshme, si dhe për dërgimin e një sasie fishekësh ndaj një personi të paidentifikuar që fliste gjuhën shqipe. Këto detaje janë dokumentuar në procesverbalin e celularit të sekuestruar të Hashim Xhixhës.
Bazuar në këto të dhëna të nxjerra nga hetimet, pritet që pozita penale e punonjësit të Shqiponjave të përkeqësohet. Hetimet vazhdojnë dhe janë nën hetim edhe punonjës të tjerë të repartit Shqiponja në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë (DVP) në Tiranë, si dhe sektorë të tjerë ku janë gjetur lidhje në komunikimet e Xhixhës në dy telefonat.