Arrestimi në Dubai i Amant Josifit/ Denoncimi i Berishës në Kuvend: Si u mbajt i fshehtë lajmi për një javë nga Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-këshilltarit të ish-ministres Olta Xhaçka, Amant Josifi. 

Ky i fundit u arrestua në Dubai, ndërsa ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim me call-centre. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është mbrojtja politike e Josifit. 

“Prej një jave, kupola e krimit të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare, i fshehin publikut një operacion spektakolar të autoriteteve ligjvënëse spanjolle, të cilat idenifikuan dhe arrestuan në Dubai, mikun e ngushtë gjer në ortakëri të Olsi Ramës, Amant Josifi. Amant Josifi është një hajdut i paimagjinueshëm, i cili përmes call-center ka plaçkitur pensionistë europianë në shumën totale rreth 2.2 miliardë euro.
Si ndodhi kjo? Amant Josifi ishte këshilltari i Olta Xhaçkës dhe djali i nëpunëses së parë civile të shtetit, Strakosh. Por Amant Josifi kishte lidhje shumë më të fuqishme sesa Oltën dhe Strakoshën, kishte vetë Olsi Ramën.
Nëse call-centerat e tjera sulmoheshin ditë e natë nga tatimorët, nga policitë e ndryshme, kishte një call-center e cila zmadhohej çdo javë. Punonjësve të call-centerave u thuhej të vinin të punonin te ne, se kemi mbrojtje politike, se mbrojtja jonë është Olsi Rama, Edi Rama faktikisht. Në këtë rast del që mbahet një javë fshehtas në Dubai nga Taulant Balla dhe Edi Rama.”, tha Berisha.

Amant Josifi

Mashtrimi me call-centre/ Arrestohet në Dubai ish-këshilltari i Xhaçkës, Amant Josifi

Amant Josifi

Arrestohet në Dubai ish-këshilltari i Xhaçkës, Amant Josifi. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se Josifi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim me call-centre.

Kujtojmë se më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.

Ndërkohë, nga hetimet rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Por për të arritur deri te emri i Amant Josifit dhe lidhjeve të tij me një nga skemat më të mëdha të mashtrimit telefonik, të njohur si Call Center, policisë spanjolle iu desh të hulumtonte miliona emaile të përdorura nga kompanitë në zotërim të tij. Sipas dokumenteve gjyqësore, pas tre kompanive kryesore mashtruese qëndron biznesmeni 33-vjeçar, Amant Josifi.

Publikuar nga Publik Media