Plagosi të riun në Tiranë para një viti
Klajdi Kodra është autori i plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kacorri, ngjarje e regjistruar pasditen e 27 majit 2021.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali.
Plagosja ka ardhur pas përplasjes mes dy grupeve, atë të autorit dhe të plagosurit.
Sherri nisi me grushta e shkelma ndërsa më pas avancoi në përdorimin e armëve të zjarrit.
Ndërkohë sot është ekzekutuar urdhëri i gjykatës për arrestimin e Klajdi Kodrës i akuzuar për ngjarjen në fjalë.
Policia ka ekzekutuar urdhërin e gjykatës e cila ndaj të riut kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për akuzën e “vrasjes me dashje”, mbetur ne tentativë. dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve,armeve shperthyese dhe municiionit” parashikuar nga nenet 76,22 dhe 278/1 i Kodit Penal.