Avioni me 126 pasagjerë rrëzohet në pistë,

Shpërthen në flakë dhe përplaset me kullën e komunikimit.

Një avion me më shumë se 100 pasagjerë në bord është rrëzuar në aeroportin ndërkombëtar të Majamit.

1

Sipas mediave, avioni sapo u rrëzua u përfshi edhe nga flakët, ndërkohë që dëmtoi edhe një kullë komunikimi.

Tre persona janë dërguar me urgjencë në spital pas aksidentit. Avioni mbante 126 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit.

2

Incidenti dramatik ndodhi kur një fluturim i Red Air mbërriti nga Santo Domingo, Republika Dominikane, tha zëdhënësi i departamentit të aviacionit të Miami -Dade, Greg Chin.

“Mendova se do të vdisja, në fakt,” tha Paola Garcia për CBS Miami . “Ishte një plak pranë meje dhe unë po e përqafoja. Ishte e tmerrshme.”

Pamjet e marra nga pista treguan hundën e avionit të argjendtë të copëtuar ndërsa tymi i zi dilte nga një zjarr që digjej në krahun e tij të majtë.

Publikuar nga Publik Media