Bardhi: Tabaku, funksionarja më e lartë drejtuese e partisë

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së së vulës, Gazment Bardhi zbardhi diskutimet.

Bardhi tha se Jorida Tabaku është funksionarja më e lartë drejtuese e partisë.

Kjo pasi sipas tij, Tabaku e ka detyrim statutor që të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të vulës.

“Mbledhja për vlerësimin e situatës në PD. Është e vetmja trupë brenda PD-së që ka bërë thirrje për bashkim dhe mospërçarje në PD. Nuk paragjykoj asnjë vendim të PD-së. Kjo nuk është çështje as e njëanshme as me kokëfortësi. Duhet që PD-ja të bëhet forcë alternative qeverisëse për zgjedhjet e ardhshme. 

Unë kam një detyrë dhe përgjegjësi për drejtimin e partisë. Emrat e kryesisë secili prej kolegëve tuaj është njohur me listën e anëtarëve të kryesisë. Alibeaj nuk ka qenë sot. Në mbledhjen e fundit ka qenë i pranishëm. Ka një detyrim statutor, ajo që unë di t’ju them është se funksionari më i lartë drejtues i partisë për momentin është Tabaku”, tha ai.

Publikuar nga Publik Media