Kreu i PD Lulzim Basha ka arritur të bindë sot Dash Shehin e LZHK-së dhe demokristianin Nard Ndoka që të jenë në listën e tij të kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Dje, ishte kreu i PAA Agron Duka që lajmëroi se kishte arritur marrëveshje me Bashën, për një kandidat fitues në Durrës dhe kandidatë në 12 qarqet e vendit, por jo në emrat fitues.
Ndërkohë, sot marrëveshjen e kanë arritur dhe dy aleatët e tjerë, Shehi e Ndoka, por detajet ende nuk bëhen me dije. Mësohet, se të dyja këto parti do të kenë kandidatë në 12 qarqet e vendit, në listën e PD, por jo pjesë e emrave fitues.
Nuk dihet nëse vetë dy kryetarët e partive në fjalë kanë kërkuar vend të sigurtë në listë ashtu si Agron Duka.
Dy aletatët e tjerë që kërkojnë “thelën e madhe” dhe po i bëjnë presion Lulzim Bashës, janë Fatmir Mediu i PAA dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së.
Aleati historik i PD, Fatmir Mediu kërkon më shumë se vetëm përfaqësimi në listë. Për të shtuar dhe më presionin ndaj Bashës, dje Mediu ka prezantuar 36 kandidatët e tij për Tiranën. Sipas tij, kofiçentët e republikanëve janë tëë njëjtë me PD.