Basha: Edi Rama ta gëzosh atë dhe peshkun e qelbur nga koka

Në vlerësim të zgjedhjes së Ilir Metës president, kryetari i Partisë Demokratike komentoi se ishte thjesht dhe vetëm kapitulli i fundit i pazarit të republikës të vjetër.

Me tej duke i kthyer përgjigje kryeministrit Rama për konstatimin e tij se: Meta ishte më afër PD, Lulzim Basha, theksoi se: “Le ti themi se për ne, PD dhe gjithë qytetarët, Ilir Meta është vetëm afër pazarit të peshkut që është qelbur nga koka. Edi Rama ta gëzosh atë dhe peshkun e qelbur nga koka”, tha Basha.