Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Samaticë të Urës Vajgurore, si pasojë e rënies nga karroca që tërhiqej nga një kalë.
Burimet policore bëjnë me dije se viktima është shtetasi me iniciale H.Ç, vjeç 65.
Menjëherë në vendngjarje janë gjendur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët kanë kryer hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Trupi i pa jetë është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Berat ku është kryher ekspertiza mjeko-ligjore.