Një sasi lëndë narkotike me vlerën e mbi 300 mijë eurove është sekuestruar nga policia italiane në Genova, duke çuar në pranga dy kontraktorë në fushën e ndërtimit.
Lënda narkotike ishte fshehur në një kuti brenda një garazhi, ndërsa afër drogës u gjetën edhe copa letrash, të cilat po verifikohen nga hetuesit për të zbuluar nëse japin të dhëna të rëndësishme.