8 dhjetori/ Biznesmeni i njohur ka dy fjalë zemre për rininë

Me qen i ri sot është e vështirë! Por asnjëher nuk ka qenë e lehtë, as për rininë e gjyshit tim, që jetën e kaluan me armë më dorë për me çliru atdheun e me e ndërtu.

As për rininë e kohës së babës tim, që për një fjalë goje e mendim të vetin përfundonin të internuar e të poshtëruar. Nuk ka qenë e lehtë as për rininë e kohës time, kur ishim “pabuksa” dhe kalonim netët duke u fshehur nga një kamion në një TIR për t’u gdhirë në qytetet e Evropës e me gjet punë. Nuk është e lehtë as sot për të rinjtë tanë, që në këtë botë kaq të turbulluar, u duhet me u përball me kriza, luftra e sëmundje. Asnjëherë nuk është dhe nuk ka me qenë e lehtë! Vetëm pasioni, puna, e mosndalmja asnjë çast ta lehtëson dhimbjen, ta lumturon rrugëtimin dhe ta mbush zemrën për t’u lënë fëmijëve tanë një të ardhme pak më të mirë se kjo, jona, e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë! Gëzuar ditën e rinisët/ Ceren Ismet Shehu