Listat e subjekteve zgjedhore që do të vihen në dispozicion të qytetarëve për të votuar në 25 qershor, ‘kanë nxjerrë’ në dritë histori, humor dhe disa të vërtett me kandidatët që garojnë për të marrë një mandat deputeti në Parlamentin e ri.
Kështu, ka ndodhur edhe me një prej kandidateve të djathta, historianen Valentina Duka, e cila do të jetë e para në listën e Korçës.
Gazetari dhe ish studenti i saj, Bledi Mane ka rrëfyer disa detaje për pedagogen dhe historianen e njohur.
Statusi
PAÇ FATIN E VALENTINA DUKËS!
Ne gjithë këtë tragjikomedi qe ka plasur keto dite si fillim është te vesh kujen për listën e militanteve qe kane kruajtje trupi dhe skuqje sysh nga lënda kimike qe ua kane hedhur gjate mitingut te tyre. Ndersa me listën e militanteve për kandidate deputetesh është për te qeshur i sforcuar nga poshterimi qe po i behet elektoratit te djathte. Ndaluni vetem te kandidatet demokrate te qarkut te Korces dhe mbajeni mend ka per tu ndalur edhe fryma edhe funksionimi normal i trurit
Valentina Duken e kam pasur pedagoge gjate kohes kur studioja gazetari ne Fakultetin e Histori-Filologjise prane UT-se. Lektoronte lenden e historise shqiptare dhe veç akademizmit fukara qe rezatonte, ishte dhe nje prej pedagogeve grotesku i se ciles ta tkurrte deshiren per tu diplomuar. Nese e pyesje ose debatoje me Valentina Duken per periudhen e pavaresise kishte pergjigjet e saj standarde mbushur me adhurim torollakeje.
-Zyshe, mos ishte gje e nxituar Pavaresia e 1912? Dhe Vali fillonte: Ismail Qemali patjeter kishte marre garanci se shkaterrimi i Perandorise Osmane ishte i pashmangshem por mos harrojme se vite me pas Kongresi i Lushnjes lindi nje prej liderve te rinj shqiptare. Ahmet Zogu me ata syte blu, lekuren e bardhe, mustaqet spic, i veshur bukur e paster, nje burre joshes…
-Zyshe, po veteshpallja e Zogut si Monark pa asnje lloj trashegimie fisnore si u prit nga mbreterite e tjera te Kontinentit? Dhe Vali fillonte: Nuk kishte si ndodhte ndryshe ne nje vend pa identitet politik e liderzues. Ahmet Zogu ishte dhurata me e mire per kombin tone ne vendin e duhur dhe kohen e duhur. Ahmet Zogu me syte blu, lekuren e bardhe, mustaqet spic, i veshur bukur e paster, nje burre joshes…
Nuk guxoje ta pyesje pedagogen historiane Valentina Duka per pushtimin Italian dhe Luften e Dyte Boterore se pergjigja e saj te linte pa fjale:
-Pushtimi Italian i 1939 largoi nje here e pergjithmone nje burre shtetas qe kishte hedhur themelet e oksidentalizmit ne Shqiperi. Nje burreshtetas si Ahmet Zogu me syte blu, lekuren e bardhe, mustaqet spic, veshur bukur e paster, nje mashkull joshes…
-Zysh Vali po per instalimin e regjimit bolshevik ne Shqiperi cfare mendoni?
-Edhe Enver Hoxha ishte i pashem e i gjate por ne raport me mbretin Zog kishte dallime te theksuara jo vetem politike. Ahmet Zogu i mungon Shqiperise. Ahmet Zogu me syte blu, lekuren e bardhe, mustaqet spic, veshur bukur e paster, mashkull joshes…
***
Me mire e leme me kaq se nuk dua tu turbulloj me teper me kandidatet demokrate te Listes se Korces ku spikasin veç Valentina Dukes edhe hemafroditi politik Ervin Salianji apo ai matrallozi analfabet, djali i Fahri Balliut.
Ne gjithe kete mesele allishverishesh me vjen keq per historianin Paskal Milo tek shikon ish studenten e tij pesanjose dhe ish asistenten e shkelqyer (qe ua beri gati te tjereve), ti pispilloset neser ne parlament dhe vete Paskali qofte si historian e qofte si politikan profesionist rri jashte Kuvendit. Gjithesesi tani e tutje kemi nje lloj hibridi tjeter akademiku dhe politikani. Tani e tutje kllonimi me i ri do te quhet PASVAL MILO!