BOMBË NGA WASHINGTONI KUNDËR JUGOSLLAVISË SË RE

Av Altin Goxhaj

Sipas “Sputnjik” Condoleezza Rice me ndërhyrjen e Trump & Tillerson bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi!

Siç ju kemi thënë Haradinaj është Pyka Amerikane kundër Jugosllavisë së Re së Merkel, Soros dhe Putin! Jo më kot ka kaq kohë që përplaset me BE dhe komunisten italiane Mogherini të BE-së sepse kërkon prezencën amerikane në Bisedimet Kosovë-Serbi dhe ja plasi Edit 3 muaj më parë që nuk ka ardhë të bashkojë as doganat dhe kufijtë me Serbinë por me Shqipërinë!!!

Sipas “Sputnjik” Condoleezza Rice bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice mund të jetë përfaqësuesja e Shtëpisë së Bardhë nëse i lejohet Uashingtonit të bëhet pjesë e dialogut midis Beogradit e Prishtinës, në Bruksel. Ky është “zbulimi” i mediumit rus Sputnjik, sipas të cilit SHBA nuk synon vetëm përfshirjen në këtë dialog, por edhe të emërojë një dërguar special për Ballkanin, transmeton Koha.net.

“Qëllimi është qartë, kontrolli i Rusisë përmes dorës së fortë amerikane në Kosovë dhe në Bosnje, pra pas shpinës së Serbisë. Bëhet fjalë për një lloj monitorimi amerikan”, citojnë mediat e Beogradit Sputnjikun rus. “Ata nuk do të ndërhynin direkt në negociatat midis Beogradit e Prishtinës, por çdo gjë do t’ia linin Brukselit, i cili ka çfarë t’i ofrojë njërës dhe palës tjetër deri në fund të procesit, Beogradit anëtarësimin në BE, kurse Prishtinës kandidimin për anëtarësim”, shkruan Sputnjik, transmeton Koha.net.

Mediat e Beogradit citojnë shkrimet në mediat ruse, sipas të cilave gjatë vitit të fundit rreth njëqind senatorë e kongresistë amerikanë kanë vizituar Ballkanin, që janë dyfish më shumë se në fillim të viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar.

Rheksohet se dërgimi i Condoleezza Rice në Ballkan të mbështetej si nga demokratët ashtu edhe republikanët në SHBA, ndërsa vlerësohet si njohëse e mirë e Rusisë.

Përmendet edhe deklarata e analistit amerikan Daniel Server sipas të cilit Daniel Trump duhet sa më parë të reagojë në Ballkan.