Luneda dhe Besnik Halili
‘Bëmat’ e Besnik Halilit, presidentit të grupit Sol në Shqipëri, që është njëherazi bashkëshorti i Luneda Sufalit, ish-drejtoreshës së Lojërave të Fatit, nuk kanë të ndalur. Në disa përgjime të reja, lidhur me klanin “Ndrangheta”, Halili që dyshohet se fshihet pas pseudonimit ‘Niku’, dëgjohet të ndajë ‘pazaret’ me ‘Princin’ e klanit mafioz.
Antonio Gallo e pyet edhe se çfarë do të ishte më mirë që të vinin në krye të një kompanie që mund të hapnin, dhe ‘Niku’ i sugjeron një grua, sepse sipas tij ka figurë të mirë.
Pjesë nga Dosja:
Niku: Ju merrni dy kate të një grataçiele dhe i shesni ato mbase për dy ose tre vjet me dyfishin e çmimit … varet kur personi është gati..është biznes solid dhe ka garanci financiare pas vetes….një grua që ka ‘atributet’ është më mirë, të tregoj një rast të një gruaje që më kërkoi një punë….,”- thotë Niku.
Niku: Pa paguar rimbursimet, paga është rreth 4-500 euro në muaj për një djalë të ri, varet dhe nga përqindjet….
Gallo: E zëmë se e ke qiranë 2000 euro në muaj duhet të grumbullosh 30,000 euro, siç bëj unë…
Megaoperacioni i autoriteteve italiane zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili, Presidenca, Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.