Çorben e ka gëlltitur më 18 maj Basha

Vasili: PD tundi dynjanë, por u shit për miratimin e kredive për shtëpitë e miqve

PUBLIK.live/ E enjte, 27 Korrik 2017 11:12 Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish sot në lidhje me vendimin e bashkisë së Tiranës për ta rritur me 20 lekë çmimin e ujit të pijshëm.
Ai ka lëshuar akuza edhe ndaj këshilltarëve të djathtë në këshill, që sipas të cilit morën pjesë në mbledhje për të favorizuar miqtë e tyre me kreditë e buta që kanë marrë për strehim.

Reagimi

“Marrëveshja e turpit” e 18 majit, Basha-Rama, që shkatërroi zgjedhjet e 25 qershorit, vazhdoi edhe dje në bashkinë e Tiranës.

PD tundi dynjanë se gjoja nuk do të shkonte në mbledhje të këshillit bashkiak, ndërsa në realitet shkoi, sepse u shit për kreditë e shtëpive të miqve e klientëve dhe legjitimoi rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionit të shkollave.
Çorba e gëlltitur not ë 18 maj nga PD dhe Basha, vazhdon të villet përditë duke dëmtuar rëndë interesat e qytetarëve të thjeshtë, siç u bë bashkëfajtore në blerjen dhe vjedhjen e votës edhe në 25 qershor.