Ç’pate o shejtan?!!

 

Oj shoqe, yyy ça trupi paske!!! Po trurin, e ke ushqyer ndonjëherë? Kisha kohë që nuk merresha me shkrime, po të lini ju?!! Ç’pate moj zemër? Ç’deshe që kërkove me ngulm të hysh në gojën e gazetarëve?! Ke dy fatkeqësi o dritë, je dhe bjonde dhe police, ç’deshe?!

Do të gjykosh punën tonë?!! Po ne e kemi të shenjtë punën o shpirt, ndryshe do ishim dhe ne duke bërë foto erotike te byça e ndonjë makine si kjo pas teje.

Gazetarët vrapojnë të bëjnë punën e tyre, kur sekstorit tuaj as nuk i vjen zilja në cel.

Gazetarët i ke në vendngjarje të parët, në shi, diell, borë e breshër dhe gjithmonë e gjejnë një rrugë të jenë atje.

Gazetarët mund të bëjnë ndonjë gabim shpejtësie, duke dashur të sjellin lajmin sa më shpejt, sidomos për ju, por asesi gafa të tilla për “zero plagosje, e zero kriminalitet”. Është gafë e madhe kjo o dritë, se e dimë të gjithë vatrën e nxehtë të Elbasanit. Kjo fotoja jote na e vërteton më mirë.

Hahahaa të na japësh leksione ti?!! Po, me kënaqësi, por dua të na japësh leksione se si nuk duhet të bëhen gocat e vogla kur të rriten. Ose mos u lodh se kushedi ça do nxjerrësh nga goja, do mjaftohen me foton tënde.

Tani të bëhem pak serioze. Gocaaaa nuk mund të bëhesh kështu me një rrogë polici! Nuk është kjo jeta e ëndrrave! Nuk janë bukur këto gjeste në publik! Bëjini ato me të dashurit tuaj në privat, në shpi, në hotel, ku të doni, por jo në publik! Nuk duhet ta keni qëllim në vetvete të krijoni një jetë të tillë për t’u dukur “cool” duke u bërë leckë e lacave, kokëcepshave, barkderrave! Përpiquni të jini të zonjat e vetes, të mbushni kokën, shpirtin, zemrën jo instagramin me foto të një jete që ju lë bosh në darkë! Përpiquni të jeni të pavarura e të mbani afër njerëz që ju duan për kokën lart, jo për këmbët lart!

Bëre gabim që u morre me gazetarët o zemër!

Publikuar nga Publik Media