Ish-sekretari i Bashës: Stukturat e PD e kanë për detyrë të bashkohen, ndryshe kot hyjnë në parlament
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Hoxha, ish-sekretar organizativ në PD gjatë kohës kur drejtohej nga Lulzim Basha ka deklaruar se uron që shqiptarët të protestojnë kundër rritjes së çmimeve ashtu si protestuan pas masakrës së 25 Prillit.
Ai deklaroi se strukturat e PD janë gjithmonë e më të bashkuara ndërsa shtoi se bashkimi është detyrim për forcën më të madhe opozitare.
“Uroj që shqiptarët të protestojnë si pas masakrës së zgjedhjeve të 25 Prillit në të gjithë qarkun e Kukësit. Ky është një rast që Protestophet nga çdo shqiptar jo vetëm nga ata që jetojnë këtu por edhe ata që janë larg dhe që duan që Shqipëria të ndryshojë.
Strukturat e PD janë gjthmonë të bashkuara. Dhe ne e kemi për detyrë të bashkohemi edhe me ata që i bashkohen forcës më të madhe opozitare, Partisë Demokratike. Në këtë kundërt kot hyjmë në këtë parlament”, deklaroi ai.
