Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka bërë me dije se ka paraqitur në SPAK një sërë padish në lidhje me fushatën zgjedhore, specifikisht ndaj kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi dhe “Aktivistit”
“Siç jeni në dijeni në këtë fushatë zgjedhore rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi.
Sot isha për të diskutuar për dy çështje në lidhje me me zonjën Maljlinda Bufi, si kërcënuese, si shantazhuese, për të devijuar me dhunë votën dhe për çështjen e famshme Aktivisti, i cili survejon administratën.
Kësaj çështje do ti shkoj deri në fund.
Të gjithë provat janë dorëzuar dhe çdo dokument tjetër do të dorëzohet.
Hetim penal ka për Aktvistin dhe Majlinda Bufin”, tha Noka