Deputeti i PS e quan Hajredin Pashën heroin e dibranëve!

Gazetari Ylli Dylgjeri tallet keq me deputetin e PS Gogu duke e quajtur deputet me mendje per ibret!

Ylli Dylgjeri

Deputet me mendje per ibret!

E ka nxjerr Hajredin Pashen heroin e dibraneve!!!
Dibranet luftojne,
Pastori broçkullon.
Hajredinin, Sulltani e dergoi te mblidhte taksat cep me cep,
dhe Gogu e adhuron se me Ramen perngjason:

O Gogu, o pastor,
na e bone Dibren horr!
Me mire ik bjeri me d…e!

O Pastor, Pastor mavria,
S ka ç’te duhet historia!

Kjo eshte Rilindja more vellezer,
Qe cdo dite po pjell bylmezer,

Nje here na i ben legjendat realitet,
E heren tjeter historine na e shkep!

Nuk njeh Pastori kush eshte armiku, se e ka mendjen te Lali Fiku,

Nuk di Pastori ç’eshte trimeria,
se ne tru i ka mbi Erion Velija…

Të tillë e ka bërë ai përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “170 vite këngë e lavdi, dedikuar Hajredin Pashës, heroit të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocione”. 

Për deputetin e Edi Ramës, Toni Gogu, Hajredin Pasha është hero i Dibrës. 

Madje, nuk e la me ke kaq shpërfaqjen e injorancës funksionale, por ka krijuar edhe hashtaget me emrin e ish-gjeneralit famëkeq të osmanëve, Hajredin Pashës #hajredinpasha #hero #song #dibra #history.

Pasi u bë lajm në media, Gogu korrigjon postimin, por nuk e di që gjurma mbetet te historiku i veprimeve.   

Postimin e parë me Hajredin Pashën hero të Dibrës, Toni Gogu e ka hedhur në orën 18:07 minuta. 

Rreth 1 orë e 20 minuta më pas, ai ka ndryshuar shënimin, duke hequr emrin e gjeneralit që dërgoi Porta e Lartë kundër kryengritjes shqiptare. 

Image

Por kush ka qenë Hajredin Pasha?
Që ta mësojë edhe deputeti i Edi Ramës se kush ka qenë Hajredin Pasha. 

Hajredin Pasha ishte një gjeneral famëkeq i osmanëve. 

Vendet e pushtuara nga Perandoria Osmane, mes të cilëve edhe Shqipëria ngritën krye kundër reformave të Tanzimatit, apo rregullave të reja të Portës së Lartë. 

Për të shtypur me forcë kryengritjen e shqiptarëve dhe të dibranëve, në vitin 1844, Porta e Lartë nisi gjeneralin famëkeq Hajredin Pasha në krye të një ushtrie me 12 mijë forca dhe me armatim të rëndë e topa.

Ushtria turke marshoi në itinerarin Selanik, Shkup, Gostivar, Grykë e Radikës, Gjoricë. Qëndresën e parë kundër ushtrisë turke e bënë banorët e Rekës në malet e Vllajnicës, të cilët i shkaktuan armikut 3000 të vrarë e të plagosur. Qëndresa e dytë u bë në Fushën e thatë, në Gjoricë të Dibrës, buzë Drinit të Zi më 25 korrik 1844. 

Dibranët ishin betuar, ashtu siç në këngë thuhet, “dibrën turkut mos me ia lënë”. 

Pra, Hajredin Pasha ishte pushtues dhe jo heroi i Dibrës. 

Që ta mësojë edhe Toni Gogu e soji i tij, hero i Dibrës është Iljaz Pashë Dibra që ka luftuar kundër osmanëve gjatë betejave të Gjoricës në 1844. 

Publikuar nga Publik Media