Deputeti Tritan Shehu: Ja si edepsëzi Alibeja kërkon të largojë vëmendjen nga skandali i Ramës me McGonigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se kryeministri Edi Rama ka aktivizuar vartësin e tij, Enkelejd Alibeaj, për të larguar vëmendjen nga skandali i ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së, ku sipas tij është i përfshirë edhe Rama.

1200-630-tritan-shehu-4-745x450-1-1068x561

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Shehu thotë se në kulmin e skandalit të Ramës me McGonigal, Alibeaj këmbëngul që në fillim të seancës plenare të së enjtes të komunikohet “përjashtimi” i deputetëve të PD-së nga grupi.

Ai thotë se Alibeaj ka marrë rolin e përçarësit profesionist të përdorshëm sipas tij si “gjethe e fikut” për hallatet.

Reagimi i Shehut:

Krye “Eunuku” i Zi i Rames aktivizohet te largoje vemendjen nga skandali McGonigal!

Ne kulmin e skandalit te Rames per ceshtjen e McGonigal, edepsezi Alibeja kembengul qe, qe ne fillim te seances plenare te te ejtes, te komunikohet “perjashtimi” i deputeteve te PD nga “grupi”!

Nje sherbim ky ndaj patronit Rama!

Nje tentative kjo per te devijuar qe ne fillim debatin ne Kuvend, per te hequr vemendjen ndaj asaj afere, qe e ka vendosur Ramen ne “banken e te akuzuarit”!

Dhe jo per pak gje, por per lidhje me nje agjent rus!

Kur Rama vete deklaron se do te heshte….

Ne fakt ai aktivizon “zhurmuesin” Alibeja, per te zbehur ate skandal!

Per te coroditur grupin parlamentar te PD, per ta percare ate, duke e futur ne nje debat te brendeshem.

Dhe ky eshte roli, qe i ka caktuar atij Sulltani; edhe ne keto dite te veshtira e plot me lajme nga ShBA.

Ate te percaresit profesionist, te perdorshem si “gjethe e fikut” per “hallatet”!

Turp mbi turp ky!

Por qe ne realitet eshte “mision i pamundur”, qofte per Sulltanin, qofte dhe per krye Eunukun e tij te Zi!