Detaje të reja nga afera Rama-McGonigal

Berisha publikon FOTO-n e Rossinit me Agron Nezën

Ish-zyrtari i FBI, Marko Rosini është një tjetër personazh, pjesë e aferës Rama-McGonigal, e cila po hetohet nga drejtësia amerikane.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një foto të Marko Rossinit me Agron Nezën, Personin A në aktakuzën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë i cili i dorëzoi 225 mijë dollarë ish-shefit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal.

Image

Edhe Marko Rosini, i cili rezulton ortak në biznes me Charles McGonigal është përdorur nga Edi Rama për të lobuar kundër opozitës shqiptare.

Në reagimin e tij Berisha i kthehet vitit 2019, kohë në të cilën Edi Rama dërgoi në Madrid gazetarë nga Shqipëria për të intervistuar Rossinin, ku ky i fundit e cilësonte Berishën, kukull të Putinit.

Ky është Marko Rossini me oficerin e shërbimit inteligjent shqiptar Agron Neza.

Rossini, i cili ishte vartës në detyrë, por dhe ortak në biznes i Charls McGonigal, të cilit Rama në përpjekjen e tij për të shkatërruar opozitën i dërgoi në Madrid gazetarin e tij për t’i marrë intervistë në të cilën ai e quan Berishën kukull të Putinit.

Agron Neza është personi që në 2017 i dha McGonigal 225 mijë dollarë. Ai ka shoqëruar Edi Ramën në të gjithë udhëtimet e tij në Shqipëri dhe në të gjitha takimet e tij të fshehta me kreun e kundërzbulimit të FBI.

Kurse Rossini është arrestuar nga FBI për korrupsion nga Guvernatori i Porto Riko.

Njëjtë si McGonigal, edhe Rosini është nën hetim nga drejtësia amerikane për implikimin në disa afera.

Mark Rossini, u largua nga FBI mes akuzave skandaloze në vitin 2008 dhe që aktualisht përballet me akuza lidhur me ryshfet në një padi federale të gushtit 2022 në Porto Riko.

Publikuar nga Publik Media