Mbremë rreth ores 19:40 në afërsi të ‘Tregut elektrik’ në Tiranë ,është sulmuar fizikisht nga tre persona ish -ministri i brendshëm Saimir Tahiri
Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje pa arritur të kapë autoret. Gjatë natës punonjës civilë policie kanë kontrolluar në ‘Kompleksin Grand’ dhe në disa bare për identifikimin e autorëve. Pritet deklaratë e policisë. Sipas burimeve tona,ish-ministri Tahiri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka bërë denoncim deri në keto momente.