“Doktori i Fiksit” rrëfen arsyen e divorcit nga ish-bashkëshortja dhe zbulon: U dogja unë, më mori shtëpinë

Gent Pjetri, i njohur gjerësisht për publikun shqiptar si “Doktori i Fiksit”, ka folur për divorcin e vështirë nga bashkëshortja e tij.

Ai ka zbuluar se arsyeja e ndarjes ishte një flirt i tij. Sipas “Doktorit të Fiksit”, ish-bashkëshortja i kapi disa mesazhe në celular dhe mori vendimin për tu ndarë nga ai. Por Gent Pjetri theksoi se asnjëherë nuk e ka tradhtuar, duke u shprehur se u ndëshkua për një flirt dhe se ishte pikërisht që u “dogj” nga kjo ndarje pasi shtëpia i kaloi ish-bashkëshortes.

“Nuk di ta them saktë pse u divorcova, por ishte edhe faji im. Qe thjesht një gabim i imi, nuk e tradhtova por një flirt. Absolutisht nuk ishte tradhti, ajo e di që se kam tradhtuar, por ta mendojë si të dojë. Më kapi nja dy mesazhe në celular dhe u nda.

Nuk flasim fare, është gabim shumë i madh të thuash “u ndamë shumë mirë”. Nuk ka ndarje të mira, nga kjo humba unë sepse shtëpinë e ka ajo, por jo unë. Edhe kaq.

Jo tradhti jo, flirt e pranoj dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë. Tani s’ka më rëndësi”, tha ai gjatë një interviste në “Glamour Zone”.

Lidhja e re

Gent Pjetri pranoi se është në një lidhje dhe e shikon sërish veten të martuar.

“Po e shikoj veten të martuar, pse jo. Kam një lidhje”, u shpreh ai.

Gabimi më i madh kundrejt vetes

“Doktori i Fiksit” theksoi se gjeti mbështetje tek alkooli për shkak e sulmonin, pasi në të kundërt do bëhej depresiv.

Teksa pranoi se “kjo nuk ishte zgjidhje, e pija atë dreq alkooli”, ai u shpreh se në këtë mënyrë u bë armik i vetes së tij.

“Trysninë e kam pasur problem, më rëndonte shumë. Gjithmonë kërkoja mbështetja, se isha njeri i vetëm. Në momentin kur të thyhet zemra tërhiqesh në vetvete, nuk është se më ranë të gjithë në qafë, por ka pasur probleme. Unë u bëra armik i vetes sime dhe pata probleme me alkoolin. Të tjerët më sulmonin, unë detyrohesha … që të mos kaloja në depresion. I binte të bëhesha depresiv.

Nuk është zgjidhje, e pija atë dreq alkool. Nuk merrem me atë lloj sporti, është sport i vështirë për mua. 1 herë në javë e do shpirti. U përmbajta se do kisha kaluan në depresion”, rrëfeu Gent Pjetri.