Vaksina anti-Covid e cila po përdoret sot në ditën e dytë në Shqipëri është dërguar një ditë më parë ng Gjermania për në vendin tonë dhe është transportuar “dorazi” nga Aeroportin e Rinasit deri në ISHP.
Një ditë më parë kryeministri Rama ka lënë në mister vendin, i cili i ofroi Shqipërisë 970 dozat e para të vaksinës Pfizer.
Në dokumentacion bie në sy se vendi i prodhimit të vaksinës është Gjermania, më saktë fabrika “PFIZER BioNTECH MANUFACTURING GMBH, GERMANY”.
Ndërkohë që pjesa tjetër e produkteve, holluesit dhe shiringat dhe substancat shoqëruese kanë adresën e shtetit fqinj të Italisë.
Në dokumentacion theksohet se nga Gjermania është nisur një kuti me vaksina, e cila në total ka 970 dozat e para.
Na materialin e siguruar nga Panorama.al bie në sy dhe fakti se marrësi i kutisë së vaksinave, në këtë rast Instituti i Shëndetit Publik ka paguar vetëm një euro për të tërhequr porosinë nga Gjermania.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë tha se një nga arsyet që vendi mik i Shqipërisë pranoi t’i japë vendit tonë vaksinën është edhe për faktin se “Edi Rama është kryeministër’.