Një qytetar nga Korça ka denoncuar drejtorin e Ndërmarrjes të Shërbimeve Publike Korçë, Ilir Dinellari.
Sipas tij, drejtori Dinellari ka harxhuar për vetëm 1.5 vjet plot 18,570 litra benzinë.
Kjo është përmendur edhe në një raport të kontrollit të Lartë të Shtetit të muajit shtator 2022. Del se drejtori ka harxhuar rreth 30 milionë lekë të vjetra benzinë për makinën e tij të punës. Por nëse bëjmë një llogari të thjeshtë del se drejtori i bie të ketë bërë 283 km çdo ditë, ose gati 8500 kilometra çdo muaj.
Pra në një vit më shumë se 100 mijë km. Në raportin e KLSH, kjo është quajtur SHKELJE E RËNDËSISË SË LARTË (raporti përfundimtar shtator 2022, fq 23-24) dhe është rekomanduar që të paguhet dëmi i shkaktuar.
Në vijim mesazhi i plotë i mbërritur nga denoncuesi: