Dyshime të forta për TENDERIN 7.3 miliardë për Grigor Jotin dhe ish-ortakun e Ilir Beqajt

Pasi dështoi totalisht në menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave të shqiptarëve nga lloj-lloj sulmesh brenda vendit e jashtë tij, drejtoreshë Mirlinda e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, “hedh në hava” mbi 7.3 miliardë lekë për dy “dashuritë” e saj të jetës.

Pasi dështoi totalisht në menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave të shqiptarëve nga lloj-lloj sulmesh brenda vendit e jashtë tij, drejtoreshë Mirlinda e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, “hedh në hava” mbi 7.3 miliardë lekë për dy “dashuritë” e saj të jetës.

Në fakt kompanitë e lidhura me Grigor Jotin dhe Ilir Beqajn kanë fituar thuajse gjithë “llokmat” e mëdha të tenderave të dhëna nga AKSHI i drejtoreshë Mirlindës. Me sa duket listës së gjatë do t’i shtohet edhe ky që po ju paraqesim në këtë artikull.

E kemi fjalën për tenderin me numër reference REF-45791-10-13-2022 dhe me objekt “Përmirësimi i sistemit të ISSH-së dhe infrastrukturës fizike- për ISSH”. Duke shfletuar dokumentacionin përkatës të kësaj procedure shikohet se fondi limit është llogaritur në vlerën 697,361,360 lekë të reja pa TVSH ose rreth 8.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Gjithashtu vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm tre garues, një numër mjaft i cunguar ky për çdo tender, e jo më për nivele të tilla miliardash. Gjithsesi, Mirlinda ka vendosur që fitues do të jetë bashkimi i operatorëve Infosoft Systems” në pronësi të Grigor Jotit dhe “DATA LOG” në pronësi të Sokol Sinanit.

Ky i fundit rezulton të jetë ish-ortak i Ilir Beqajt në firmën INTECH+. Ka dyshime të forta se Beqaj është përfituesi i vërtetë i kompanisë INTECH+ e gjasat janë shumë të mëdha që ai të fshihet gjithashtu edhe pas kompanisë “DATA LOG”. I takon SPAK, në rast se do të zgjohet nga gjumi, që të hetojë këtë tender dhe të vendosë pikat mbi “i”.