E përdori Rama për të sulmuar Berishën/ Rossini është ortaku i agjentit rus McGonigal

Çdo dokument që zbardhet, nxjerr në dritë të dhëna të reja të korrupsionit të Edi Ramës ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Ky i fundit është ortak me një tjetër agjent të FBI-së, Mark Rossini, në një biznes në Tiranë, të quajtur si ‘Law Office and Investigation’.

Ish-agjenti i FBI-së Mark Thomas Rossini është ortaku tjetër i Charles McGonigal, i arrestuar në Nju Jork nën akuzën se ka marrë të paktën 225,000 dollarë nga Edi Rama, me qëllim lobimin për Edi Ramën dhe shqiptaro-amerikanit Agron Neza.

Rossini, i hetuar dhe akuzuar për korrupsion në SHBA, është një tjetër zyrtar amerikan i përdorur nga Edi Rama për të sulmuar opozitën dhe kreun e saj, Sali Berisha.

Në një intervistë të dhënë në vitin 2019, Rossini në pozicionin e ish-agjentit të FBI-së do të jepte një intervistë për Top Channel, ku shprehej se me protestat Sali Berisha, në atë kohë një deputet i thjeshtë, po bënte lojën e Putin.

“Me këto protesta, Berisha po bëhet kukull e Putinit. Sepse, duke bërë atë që bëri, duke inskenuar ato protesta pikërisht në këtë kohë, po luan lojën e Putinit. Prandaj është kukull. Dhe po të mos e dijë ai. Ky është i gjithë kuptimi i postimit tim emocional. Ndalo dhe shiko se ç’do të thotë kjo në largpamësi. Kjo është e rëndësishmja. Shiko ndikimin në largpamësi, pasojat e kësaj. Jo vetëm qëllimin afatshkurtër. Do të ikë Rama e bëhesh kryeministër. Nëse Rama ka diçka që nuk shkon e duhet ndryshim, në rregull. Por nuk është tani koha. Po bëhesh kukull e Putinit. Po luan në favorin e tij duke bërë atë protestë”, deklaronte Rossini për llogari të Edi Ramës dhe lobingjeve të tij.

Image

Image