Policia greke ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Kukaki, ku një 55-vjecarr vrau me thikë bashkëshorten e tij. Sipas mediave greke, autori pasi ka goditur bashkëshorten me thikë në gjoks, ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: ” Të vrava nënën!” .


Ndërkohë, sa i përket djalit, ai ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi dhe i rrëfeu krimin e rëndë. Menjëherë, sapo u kthye në shtëpi, i riu u përball me një skenë shokuese, teksa pa nënën 46-vjeçare të mbuluar në një pellg gjaku dhe të mbështjellë me perde.
