Edi Rama rëndë : Femrat dhe kafshët janë njësoj. Shikoni FOTON që ka postuar…

Një veprim i tillë i Edi Ramës vë në pikëpyetje seriozitetin e tij si Kryeministër i Shqipërisë. Fotomontazhi i mëposhtëm është publikuar në Facebook nga vet Rama, në vazhdën e serive të tij të dështuara për të bërë humor me kundërshtarin politik Lulzim Basha.

Por, kjo foto më shumë se çdo gjë tregon degradimin e kryeministrit dhe respektin që ai ka për nënat dhe për qytetarët e vendit të tij.

Për Edi Ramën, femrat dhe kafshët janë njësoj, sipas leximit të fotomontazhit të tij. Akoma më tepër, aty përmendet edhe doktor Halim Kosova, një krahasim fyes për gjinekologun e njohur, i cili asiston femrat shtatzënë. Një fotomontazh i tillë i përdorur nga Kryeministri i vendit Edi Rama dëshmon qartë nivelin e ulët të tij dhe respektin që ka për nënat shqiptare.

Këtu është pikërisht momenti të kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Edi Rama akuzoi Bashën se nuk respekton gratë me arsyetimin se nuk ka vendosur numër të lartë të femrave në listat e PD. Kjo foto e tregon më së miri se çfarë mendimi ka kryeministri për nënat. Gjykojeni vetë!