Eksperti Eduart Elezi është shprehur se “TEC-et” lundruese që janë sjellë në Vlorë, janë thjeshtë gjeneratorë që përdoren në vendet e botës së tretë.
Janë paguar 72 milionë euro vetëm për qiranë dhe mirëmbajtjen e tyre.
Ai kërkoi nga organet e drejtësisë që të nisin hetimet lidhur me këto pajisje, pasi sipas tij, aty po bëhet një vjedhje e hapur e parave të qytetarëve.
“Kryeministri gjithmonë thotë do të rriten kostot dhe çmimet dhe vetëm në muajin e fushatës mund të vihet re ndonjë ulje e çmimit.
Ato që kanë ardhur në Vlorë janë gjeneratorë dhe jo TEC-e. Gjeneratorët që kanë ardhur në Vlorë janë marrë në periudhën e një krize dhe janë kontraktuar para 3 vitesh. 72 milionë euro është vetëm mirëmbajtja dhe qeraja për 2 vite. Këto janë blerë 15 milionë euro. Po të ndizen ato, kanë një kosto të llahtarshme. E kanë koston e lartë dhe ndodhen vetëm në vendet e botës së tretë. Edhe ne po shkojmë drejt vendeve të botës së tretë.
Ka një kontratë 2 vjeçare dhe KESH do i paguajë paratë e qytetarëve kompanisë që i ka sjellë këto. Ka mundësi që ne edhe t’i blejmë ato anije në fund të 2-vjeçarit. Personat që kanë firmosur për ato anije, duhet të ndërhyjnë strukturat e SPAK. Në Vlorë kemi një TEC që do vetëm 5-6 milionë euro të vihet në punë, është i certifikuar”, u shpreh Elezi.