Është e rëndë të shohësh një mjek me pranga në duar por….

Eshte e rende te shohesh nje mjek te shoqerohet nga policia.
Por po aq e rende eshte barra ekonomike mbi pacientet qe duhet te paguajne nen dore per çdo sherbim ne spitalet publike.

Ndoshta eshte koha qe shoqeria shqiptare ta shohe veten ne pasqyre, dhe pas 30 vitesh eksperiment te bindet qe shendetesi falas nuk ka.
Shendetesia eshte privatizuar e tera.
Ose rrogat e mjekeve te rriten ndjeshem, ose vizitat/nderhyrjet te behen te gjitha me pagese dhe ne menyre transparente.
Keshtu te pakten do e dime sa paguajme dhe pse paguajme.

Pa nje reforme te thelle te menyres si ofrohet sherbimi mjekesor dhe si/sa paguhet nga sigurimet shendetesore ky problem kurre nuk do gjeje zgjidhje. Represioni nuk mjafton.
Pa harruar ketu qe peshqit e medhenj te shendetesise nuk marrin dhjetemijeleksha te xhepi por manovrojne me tendera shume milionesh (ne euro).
Pa harruar qe vete mjeket jane te palumtur me kete sistem dhe preferojne t’i marrin ato leke si rroge ne Gjermani e jo si bakshish ne Shqiperi.

p.s. Sipas sondazheve gjendja e shendetesise eshte nje nder arsyet kryesore qe motivojne shqiptaret per te emigruar.

 

Publikuar nga Publik Media