FOTO/ Qëlloi me thikë gruan dhe iku,dalin detaje të reja për çiftin Myrtollari nga Korça

Një incident i tmerrshëm ka ndodhur në Korçë, ku 46-vjeçari Aleko Myrtellari ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij, 38-vjeçaren Marjola Myrtellari e cila ndodhet në spital dhe në gjendje shëndetësore të rëndë dhe ajo aktualisht po trajtohet në spitalin e Korçës.

Pas sulmit brutal, autoriteti i sulmit, 46-vjeçari, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa forcat e rendit janë në punë për të kapur atë. Një grup hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po bën përpjekje të mëdha për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Aleko dhe Marjola Myrtellari jetonin me qira në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës.

Informacionet e para tregojnë se çifti ishin prindër të tre fëmijëve dhe kishin kohë të shkurtër që kishin ardhur të jetojnë me qera në këtë zonë. Banorët e lagjes nuk kanë të dhëna në lidhje me konflikte të mëparshme të çiftit, pasi ata ishin banorë të rinj në këtë zonë. Megjithatë, hetimet policore do të tregojnë më shumë informacione rreth ngjarjes dhe grupi hetimor dyshon se shkaqet e ngjarjes mund të jenë lidhur me xhelozinë.

,

Publikuar nga Publik Media