Fytyra e regjimit

Klodian Tomorri

Nje qytetar humb jeten ne komisariatin e policise. Cfare ndodh me pas? Shteti nuk ben transparence per ngjarjen sic e detyron ligji, por ve ne levizje makinerine e propagandes dhe genjeshtrave.

Fillimisht hyn ne veprim pjesa shteterore e makinerise. Policia nje here thote qe humbi jeten ne spital, por me vone rezulton qe nuk eshte ashtu. Pasi mbarojne pune keta, vihet ne levizje mekanizmi privat i propagandes.

Ne media shperndahen lajme sikur qytetari ishte pjese e grupeve me te rrezikshme kriminale ne vend. Here behet krahu i djathte i Shullazit, por po e deshi puna behet edhe krahu i djathte i Sem Xhankanes apo Xho Maranxanos.

Eshte identik i njejti skenar qe perdoret ne cdo ngjarje. Keshtu bene kur vrane Klodian Rashen. Thane qe kishte arme, madje fshehen dhe nje pistolete ne nje pellg, per ta bere te besueshme. Keshtu bene kur polici vrau vajzen e vogel. Aty thane qe skafi ishte 15 metra larg bregut. Keshtu bene ne ngjarjen e Elbasanit, kur genjyen se nuk kishte flete votimi ne makine. A mund te jete polici kjo?

Nje deputet i opozites denoncon publikisht se qeveria i ka bllokuar biznesin me police asnje mandat ligjor. Serish regjimi vihet ne levizje. Fillimisht hidhen genjeshtra te trasha, duke e lidhur biznesin me Call Centerin e Forexit qe mashtronte te huajt. Dhe genjshtra eshte aq e trashe sa qe vet policia ne njoftimin zyrtar jepte inicialet e pronarit te shpallur ne kerkim, por pavaresisht kesaj, prape e lidhin biznesin e mashtrimit me deputetin.

Pra regjimi genjen aq trashe sa qe nuk kujdeset me as t’i sofistikoje pak mashtrimet, qe te duken pak me te besueshme.Sepse ka arritur ne piken ku mendon se populli mund te haje cdo gje. Edhe genjeshtrat e trasha.

Pasi mbaron kjo, del kryeministri. Turp- thote- per ballistin e foltores qe ushtron aktivitetin ne nje ndertim me shkelje te lejes. Pra fajin qe lejohen ndertime pa leje nuk e ka qeveria. Por e ka biznesi, qe hyn me qira aty. Sepse sipas kryeministrit eshte biznesi ai qe duhet te verifikoje nese ndertuesi e ka respektiar lejen pike per pike dhe jo shteti.

Regjimi shfaqet hapur cdo dite. Dhe nuk ka me frike te genjeje haptazi, te shkele ligjin po haptazi, te perdore shtetin per te bere krime, apo per te goditur kundershtaret.