I ftuar në emisionin “360 Gradë”, gazetari Bledian Koka në vijim të diskutimit për kanabizimin e vendit, ka hedhur akuza ndaj avokatit Spartak Ngjela, pasi nuk ka denoncuar hashashin gjatë kohës që ishte mik i Ramës.
Ngjela ka pohuar se nuk është primar hashashi dhe dinte që ky fenomen kishte pushtuar vendin, e për këtë arsye nuk ka reaguar.
Ngjela: Nuk është primar hashashi.
Koka: Si nuk është primar hashashi? Duhej ta kishe denoncuar kur ishe mik i Ramës.
Ngjela: Nuk dija gjë unë.
Koka: Si nuk e dije, e dinin minj e mace.