“Gjej lopën deri të hënën”, çfarë u detyrua të gëlltisë Veliaj me urdhër të Ramës

Ditën e premte të dy ishin në një familje në Baldushk të cilës do t’i rindërtohej shtëpia. (FOTO ME LART). Në bisedë e sipër me të zotin e shtëpisë, Rama dëgjoi se Klementit nga Baldushku kishte shitur lopën ca kohë më parë. Menjëherë i dha urdhër Veliajt, ta zgjidhte atë punë. Dy ishin zgjidhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës: ose t’i gjente lopën banorit të Farkës, ose t’i blinte një lopë tjetër. Si reagim i pare, Veliaj as u skuq e as u nxi, por vuri duart në kokë dhe duke qeshur e quajti këtë “detyrë mbi detyrat”.

Por pavarsisht trajtimit aspak dinjitoz, Veliaj nuk e ka bërë dysh urdhrin. Këtë të hënë u paraqit në shtëpinë e banorit të Farkës duke tërhequr me vete lopën, sipas urdhrit të shefit. Nëse nuk e besoni, shikoni videon më poshtë, të cilën e ka hedhur vetë Erion Veliaj në Facebook për ta shitur si një gjest normal, aspak fyes dhe denigrues ndaj tij.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Rama e trajton Veliajn në mënyrë të pamëshirshme. Por ndërsa Erion Veliaj është mësuar me këto lloj ofendimesh dhe bën llogaritë e tij, Edi Ramës dikush duhet t’i thotë të tregojë më tepër kujdes. Përballë nuk ka thjesht një nga servilat që janë gati ta krahasojnë me Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, por Kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit dhe qytetarin e parë të Tiranës. Për hir të traditës dhe historisë në funksionin që ka, a meriton ai të trajtohet në këtë mënyrë.Lapsi.al