Thursday, June 30, 2022
PUBLIK.live
Asnjë rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • LAJME
    • Ekonomi
    • Politike
    • Showbiz
    • Business
  • Opinion
    • OP-ED
      Pse i dorëzojnë falas kompetencat magjistratët tanë?

      Pse i dorëzojnë falas kompetencat magjistratët tanë?

      Narko-eurot pompohen në ekonomi duke fshehur dramën e vërtetë

      Narko-eurot pompohen në ekonomi duke fshehur dramën e vërtetë

      Korça, Elbasani dhe Kukësi na lanë ‘Shëndenë’!

      Korça, Elbasani dhe Kukësi na lanë ‘Shëndenë’!

      Rreziku i madh pas Jo-së së BE-së

      Rreziku i madh pas Jo-së së BE-së

      Drama ekonomike e shpopullimit

      Drama ekonomike e shpopullimit

      Rama e kupton çeljen e negociatave si një miting elektoral në Yzberisht, a takim me patronazhistë!

      Rama e kupton çeljen e negociatave si një miting elektoral në Yzberisht, a takim me patronazhistë!

    • Intervista
    • Analiza
    • Investigim
  • STATUS PUBLIK
    Pse i dorëzojnë falas kompetencat magjistratët tanë?

    Pse i dorëzojnë falas kompetencat magjistratët tanë?

    Korrupsioni rrezik Kombëtar!

    Korrupsioni rrezik Kombëtar!

    Narko-eurot pompohen në ekonomi duke fshehur dramën e vërtetë

    Narko-eurot pompohen në ekonomi duke fshehur dramën e vërtetë

    Arrestimet e policëve të vegjël që duan të fshehin një krim më të madh

    Arrestimet e policëve të vegjël që duan të fshehin një krim më të madh

    “VOA”: Korrupsioni në Shqipëri, kërcënimi më i madh

    “VOA”: Korrupsioni në Shqipëri, kërcënimi më i madh

  • RAJONI & BOTA
    Kryeministri britanik Boris Johnson: Nuk do lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin

    Kryeministri britanik Boris Johnson: Nuk do lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putinin

    Zelensky njofton shkëputjet e lidhjeve diplomatike me Sirinë

    Zelensky njofton shkëputjet e lidhjeve diplomatike me Sirinë

    Shefja e Inteligjencës në SHBA: Vladimir Putin ende synon kontrollin e pjesës më të madhe të Ukrainës

    Shefja e Inteligjencës në SHBA: Vladimir Putin ende synon kontrollin e pjesës më të madhe të Ukrainës

    Takim me ushtarët rusë të burgosur në Ukrainë, rrëfime dhe vizita në qeli

    Takim me ushtarët rusë të burgosur në Ukrainë, rrëfime dhe vizita në qeli

    Si do të investohen 600 miliardë dollarë në infrastrukturën globale

    Si do të investohen 600 miliardë dollarë në infrastrukturën globale

    Samiti i NATO-s/ Stoltenberg: Rusia kërcënim i drejtpërdrejtë, Kina sfidon interesat dhe sigurinë tonë

    Samiti i NATO-s/ Stoltenberg: Rusia kërcënim i drejtpërdrejtë, Kina sfidon interesat dhe sigurinë tonë

  • MË SHUMË
    • Lifestyle
    • Psikologji
    • Shëndeti
    • Horoskopi
    • HI-TECH
    • Fotogalleri
    • Sport

PublikTV
Asnjë rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kreu Ekonomi

Goditja e dyfishtë ndaj furnizimeve të Europës me gaz shkakton rritje të çmimeve

15/06/2022
në Ekonomi, Lajme, Publik News Albania
4 min leximi
Goditja e dyfishtë ndaj furnizimeve të Europës me gaz shkakton rritje të çmimeve
Shpërnda në FacebookShpërnda në TwitterShpërnda në WhatsAppShpërnda në Email

GJITHASHTU LEXONI

Ambasadori e Britanisë së Madhe në Shqipëri bën bashkë tre kryebashkiakët në Kukës

SPAK çon në gjykatë anëtaren e KPK, Etleda Çiftja

Qeveria jep me koncesion tek privati deri në 40 vjet edhe kompleksin e Pallatit të Brigadave

Konomi dhe Ahmetaj optimistë : Kemi rritjen ekonomike më të lartë se BE, është rritur konsumi dhe kursimet

Furnizimi me gaz i Europës pësoi një goditje të dyfishtë të martën, pasi një terminal i madh i eksportit të gazit natyror të lëngshëm në SHBA tha se nuk do të funksiononte për të paktën tre muaj, ndërsa Rusia deklaroi se do të reduktonte furnizimet nga një tubacion kryesor për në Gjermani.

1

​​Freeport LNG, i cili përbën rreth një të pestën e eksporteve të gazit natyror të lëngshëm në SHBA dhe rreth 10 për qind të importeve të Europës për këtë vit, tha të martën se riparimet që po bëhen pas një shpërthimi në uzinën e kompanisë javën e kaluar mund të zgjasin deri në fund të vitit, duke pritur që pas 90 ditësh, aktiviteti të rifillojë pjesërisht. Javën e kaluar, Freeport kishte lënë të kuptohej se terminali do të rifillonte nga puna në fillim të korrikut.

Në të njëjtën kohë, Rusia tha se do të reduktonte me rreth 40 për qind kapacitetin e gazsjellësit Nord Stream 1 për në Gjermani, duke thënë se shkak për këtë reduktim ishte vonesa në kthimin e një pjese të rëndësishme të pajisjeve teknike, për të cilat Siemens Energy tha se ishin bllokuar nga sanksionet e Kanadasë kundër Moskës.

Kërcënimi i dyfishtë për importet e gazit në Europë ilustron vulnerabilitetin e vazhdueshëm të kontinentit ndaj ndërprerjes së furnizimeve, teksa përpiqet të reduktojë varësinë nga gazi rus pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në muajin shkurt.

Çmimet standarde të gazit në Europë u rritën me më shumë se 15 për qind, duke shkuar në 99 euro për megavat orë, ndërsa kontratat e gazit në Mbretërinë e Bashkuar për furnizim gjatë korrikut u rritën me 25 për qind, duke shkuar në 1,97 £ për termo. Tregtarët paralajmëruan se furnizimet do të reduktohen në muajt në vijim.

Nga ana tjetër, ҫmimet e gazit natyror në SHBA ranë me më shumë se 15 për qind pas këtyre lajmeve, pasi tregtarët e tejkaluan ndërprerjen e zgjatur të aktivitetit nga terminali Freeport, një burim kryesor i kërkesës për karburant, për shkak të kontratës afatshkurtër për Henry Hub që u shit për rreth 7.20 dollarë për një milion njësi termike britanike.

Çmimet e gazit në Europë janë rritur ndjeshëm vitin e fundit, pasi Rusia reduktoi furnizimet që përpara pushtimit, gjë që solli rritjen e frikës për ndërprerje të furnizimeve, duke nxitur inflacionin dhe rritjen e kostos së jetesës për shumë vende.

BE-ja është përpjekur të shmangë shënjestrimin e drejtpërdrejtë të furnizimeve me gaz rus nga sanksionet – të cilat para pushtimit përbënin deri në 40 për qind të të gjitha furnizimeve të saj – dhe ka marrë masa për të reduktuar varësinë e saj nga importet ruse.

Por, qendra e Siemens Energy në Gjermani tha të martën se turbinat e gazit me të cilat kompania furnizon Gazprom-in rus për të ndihmuar në ngjeshjen e gazit në tubacionin Nord Stream 1, ishin penguar nga sanksionet e Kanadasë pasi iu nënshtruan disa mirëmbajtjeve në fabrikën e kompanisë në Montreal. Otava javën e kaluar zgjeroi masat ndëshkuese kundër Rusisë, duke ndaluar ofrimin e shërbimeve teknike për industritë ruse të naftës, të gazit dhe të kimikateve.

“Për shkak të sanksioneve të vendosura nga Kanadaja, aktualisht është e pamundur për Siemens Energy që t’i dorëzojë klientit turbinat për gazin,” tha Siemens Energy. “Ne kemi informuar qeverinë kanadeze dhe gjermane dhe po punojmë për një zgjidhje.”

Pas rritjes që pësuan, çmimet e gazit ishin stabilizuar gjatë muajve të fundit për shkak të furnizimeve shtesë me gaz natyror të lëngshëm që erdhën në Europë, duke ndihmuar në rritjen e sasisë së gazit në magazina përpara fillimit të dimrit.

Freeport tha më parë se fabrika e saj do të mbyllej për tre javë pas zjarrit që ra. Fabrika ka kapacitet për të përpunuar 20.4 miliardë metra kub gaz natyror në vit, ose rreth 17 për qind të kapacitetit total të SHBA prej 118 miliardë metra kub në vit, dhe rreth 2 për qind të prodhimit total të gazit natyror në vend.

Sipas një marrëveshjeje të shpallur në mars nga presidenti i SHBA, Joe Biden, dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, SHBA u zotua të sigurojë që 15 miliardë metër kub gaz shtesë do të dërgohet në Europë këtë vit. Brukseli tha se do të synonte që të rriste kërkesën vjetore për gazin natyror të lëngshëm amerikan me 50 miliardë metra kub deri në fund të dekadës.

Gazi natyror duhet të bëhet i lëngshëm përpara se të transferohet në cisterna që e dërgojnë atë në të gjithë botën.

Gazprom ka vazhduar të ruajë pjesën më të madhe të eksporteve drejt Europës, por ka ndërprerë furnizimet ndaj klientëve në Poloni dhe Bullgari, pasi ata refuzuan të përdorin mekanizmin e ri të pagesave në monedhën rubla. Kompanitë gjermane të ofrimit të energjisë, ashtu si edhe disa të tjera në Europë, kanë pranuar sistemin e pagesave në rubla, nga frika e ndikimit që do të kishte ndërprerja e furnizimeve në ekonomi./ Financial Times-MONITOR

Të Tjera Lajme

Ambasadori e Britanisë së Madhe në Shqipëri bën bashkë tre kryebashkiakët në Kukës
Lajme

Ambasadori e Britanisë së Madhe në Shqipëri bën bashkë tre kryebashkiakët në Kukës

14:43 - 30 June, 2022
SPAK çon në gjykatë  anëtaren  e KPK, Etleda Çiftja
Lajme

SPAK çon në gjykatë anëtaren e KPK, Etleda Çiftja

13:10 - 30 June, 2022
Qeveria jep me koncesion tek privati deri në 40 vjet edhe kompleksin e Pallatit të Brigadave
Lajme

Qeveria jep me koncesion tek privati deri në 40 vjet edhe kompleksin e Pallatit të Brigadave

12:40 - 30 June, 2022
Konomi dhe Ahmetaj optimistë : Kemi rritjen ekonomike më të lartë se BE, është rritur konsumi dhe kursimet
Lajme

Konomi dhe Ahmetaj optimistë : Kemi rritjen ekonomike më të lartë se BE, është rritur konsumi dhe kursimet

12:34 - 30 June, 2022
Fjala e Braçes në Kuvend: Karteli i grumbulluesve po cakton çmimet në dëm të bujqve
Lajme

Fjala e Braçes në Kuvend: Karteli i grumbulluesve po cakton çmimet në dëm të bujqve

12:31 - 30 June, 2022
Këlliçi reagon ndaj Alibeajt: Kush mbyt zërin e qytetarëve, është pro Ramës
Lajme

Këlliçi reagon ndaj Alibeajt: Kush mbyt zërin e qytetarëve, është pro Ramës

12:22 - 30 June, 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të Shikuarat

  • Protesta e 7 Korrikut/ Alibeaj: Qëndresa nis duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend

    Protesta e 7 Korrikut/ Alibeaj: Qëndresa nis duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend

    0 shpërndarje
    Shpërnda 0 Tweet 0
  • Bushati për vrasjen e Xhuvanit: Policia s’mund të vepronte ndaj bandave të PS

    0 shpërndarje
    Shpërnda 0 Tweet 0
  • Kryemadhi përkrah Berishës : Do të jemi në protestën e 7 korrikut

    0 shpërndarje
    Shpërnda 0 Tweet 0
  • Fjala e Braçes në Kuvend: Karteli i grumbulluesve po cakton çmimet në dëm të bujqve

    0 shpërndarje
    Shpërnda 0 Tweet 0
  • Endri Mullai, drejtori i Çuçit ndau miliona euro me ushtarin e Talo Çelës

    0 shpërndarje
    Shpërnda 0 Tweet 0

Na Ndiqni Ne Facebook

PUBLIK.live

© 2022 Publik.live - është dritarja nga ku mund të informoheni në çdo moment drejtë dhe pa censurë!.

Na Ndiqni në rrjete sociale

Asnjë rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • LAJME
    • Ekonomi
    • Politike
    • Showbiz
    • Business
  • Opinion
    • OP-ED
    • Intervista
    • Analiza
    • Investigim
  • STATUS PUBLIK
  • RAJONI & BOTA
  • MË SHUMË
    • Lifestyle
    • Psikologji
    • Shëndeti
    • Horoskopi
    • HI-TECH
    • Fotogalleri
    • Sport