Martini ra në dashuri me Tinën sapo e pa, ajo i shkruante por s’i tregonte për lidhjen tjetër
Sipas një bariu të zonës, i cili ka gjetur shapkat e 26-vjeçarit, para se në vendngjarje të mbërrinte policia, ka treguar se tre vrasësit e kanë sjellë Martinin afër liqenit dhe më pas i kanë vënë litarin në fyt.
Ai tregon se Martini është tërhequr zarrë me makinë nga tre personat dhe më pas është hedhur në liqen.
“Ata e tërhoqën zvarrë me makinë aty re. E mbytën. E sollën këtu dhe e tërhoqën zvarrë. E mbytën. Me litar në fyt dhe e tërhiqnin zvarrë me makinë, vinin vërdallë. E kanë bërë copë trupin. E kanë masakruar dhe e kanë sjellë me makinë zvarrë,” tregoi ai.
Martin Çeço u ekzekutua nga grupi i Valter Mollajt, i cili ishte i lidhur me vajzën, që edhe Martini e pëlqente. Vajza i shkruante Martinit, por nuk i tregonte për lidhjen me Valterin.
Martini e kishte njohur vajzën, në kohën, kur shkonte të hante byrekë me një shok.
M.P ishte në një lidhje intime me një prej autorëve, Valter Mollajn, bashkëfshatar i Tinës, por ndërkohë i jepte shpresë për dashuri dhe 26-vjeçarit Martin Çeço, duke i shkruar në “Messenger”.
Ajo nuk i kishte treguar Martinit për lidhjen e saj me Valter Mollajn dhe 26-vjeçarit i shkruante nga adresa të tjera dhe i kërkonte që të mos e merrte në telefon.
Këto detaje vunë në dyshime Martin Çeçon deri në momentin kur Valter Mollaj i flet në telefon dhe e kërcënon me jetë.
