Historike/Nesër vjen për vizitë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Në Tiranë vjen nesër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rama do të qëndrojë për dy ditë në kryeqytetin shqiptar.

Ai do të ketë takime me ministrat e vet dhe do të marrë pjesë në një përurim. Më pas do të largohet sërish të hënën, me avionin e tij charter, “Ismaili”, ose me ndonjë avion të ndonjë biznesmeni klient të qeverisë së tij.

Rama e viziton Tiranën pas Brukselit, Bakusë (Azerbajxhanit) dhe Stambollit, vende që i shëtiti me avionin që i vuri në dispozicion biznesmeni të cilit ai i ka dhënë koncesionin e diskutueshëm të aeroportit të Vlorës