Holanda fion me Senegalin dhe e nis me tre pikë Botërorin

Holanda e ka nisur me një fitore të vuajtur Botërorin e “Katar 2022”, duke mundur me rezultatin 0-1 Senegalin.

Sfida nisi me raste që në fillim, me të dyja skuadrat që provuan, por pa mundur të shenjtëronin portën.

Atëhere kur sfida mendohej se do të mbyllej barazim, ishte Gakpo i cili ndëshkoi “Luanët” me një goditje me kokë në minutën e 84’.

Kështu Holanda shkon në tre pikë në grupin A, po aq sa Ekuadori, ndërsa Senegali me 0 pikë.

FT: SENEGAL-HOLANDË 0-2

Gakpo 84′, Klasen 90+9′

Publikuar nga Publik Media