Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, pasi ka humbur jetën në një moshë të re Make-up artistja e njohur Marigona Obërtinca.
Mediat kosovare shkruajnë se artistja kosovare ka vdekur për shkak të mbidozës. Ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në spital për shkak të përdorimit të tepruar të lëndëve narkotike dhe fatkeqësisht nuk ka arritur që të mbijetojë dot.
Përdoruesit e lëndëve narkotike janë shtuar kohët e fundit dhe ky mbetet një problem shqetësues për Kosovën.