Ilir Meta betohet: Edi Rama do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë!

Nga deklarata e Ilir Metës sot gjatë konferencës për shtyp:

“Edi Rama do të përgjigjet! Do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë, që i ka firmosur vetë dhe sipas firmave që ka hedhur tak-tak.

Ju e keni parë që ne kemi nisur një proces të bazuar mbi fakte jo vetëm për inceneratorët, edhe për shumë afera të tjera të tmerrshme, të rënda, ku ai është i përfshirë personalisht dhe të gjithave do t’u shkojmë deri në fund!

Këtyre parullave që “le të denoncojnë këta se ai vazhdon”…këto i dimë ne. Ka pasur burra të tjerë që bënin si Ismail Qemali njëherë e një kohë dhe e kishin mendjen për të vjedhur në Dogana dhe Tatime edhe e dimë se ku përfunduan, kështu që ky edhe më keq do ta ketë fundin e vet.

Për ne është e rëndësishme të çojmë përpara revolucionin antikorrupsion, të garantojmë sa më parë referendumin që i kthen fuqinë popullit të Shqipërisë, që ta marrë në kontroll këtë klasë politike tërësisht të papërgjegjshme dhe ky është angazhim pa kthim!

Ish-Kreu i Shtetit premtoi se do të vendoset rendi kushtetues në Shqipëri, që sipas tij “e ka shkatërruar kryeministri aktual dhe ai në largim, Edi Rama”.

Sa i takon koalicionit me Sali Berishën, Meta u shpreh i gatshëm per çdo bashkëpunim me forca opozitare me qëllim që pushteti t’i kthehet qytetareve.

“Kjo padyshim që është një çështje që ka rëndësinë e saj, aq më tepër kur jemi në kushtet e një pushteti vendor antikushtetues, ku opozita nuk ka asnjë këshilltar. Unë i ftoj të gjithë opozitarët, PD dhe forcat e tjera të forcojnë monitorimin ndaj bashkive, investigimin, denoncimin. Kudo ka afera të ngjashme, sic është kjo e incedneratorëve. Ne do të bashkëpunojmë me forcat e vërteta opozitare për t’ja kthyer pushtetin qytetarëve.

Përshëndes idenë e primaren që ka futur Berisha në rastin e koalicionit kjo do të ishte një ide e mirë për të zgjedhur kandidatët më të mirë të opozitës.

Kanë shpallur procesin e falimentimit të gjitha bashkive dhe kur shpallin falimentin si bashkia e Kavajës, kuptoheni cdo të thotë kjo për shumë bashki të tjera periferike në vendin tonë.

Do të bashkëpunojnë më mënyrë transparencë. Për ne ka rëndësi që qytetarët të marrin pushtetin vendor, është shumë i rëndësishëm pushteti qendror dhe për këtë do të bëjmë cdo gjë që kjo të ndodhë para zgjedhjeve vendore dhe të vendoset rendi kushtetues në Shqipëri, ku dihet që shkatërruesi i këtij rendi është kryeministri aktual dhe në largim Edi Rama”, u shpreh Meta.

Publikuar nga Publik Media